Firma e Delijorgjit, Ina Rama: “Do të verifikojmë gjithçka”
“Albania” botoi e para ekzistencën e kompanisë së panjohur të Delijorgjit. Reagon kryeprokurorja për trajtimin që do t’i bëhet këtij elementi të ri
Habjon Hasani
Tiranë - Kryeprokurorja e vendit ka dhënë dje garanci për verifikimin e gjithë aktivitetit të firmës “Trans Digging Constructions”, duke mos dashur të japë detaje të tjera në lidhje me çështjen apo dhe ndaj interesimit të gazetarëve mbi arsyet e vonesës në zbulimin e kësaj kompanie. Duke iu referuar faktit të mosvënies në sekuestro të shoqërisë së ndërtimit “Trans Digging Construcston”, në të cilën Mihal Delijorgji është ortak, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, konfirmoi hetime për këtë çështje. “Po bëjmë verifikimet përkatëse në lidhje me këtë çështje”, -u shpreh Rama.
Sinjali
Më herët, gjatë një takimi me prokurorë nga i gjithë vendi, prokurorja e Përgjithshme foli ashpër për ata prokurorë që lënë jashtë sekuestros prona të individëve që i kanë ngritur këto biznese me anë të aktiviteteve kriminale. Kryeprokurorja propozoi madje një grup të përbashkët pune me policinë. “Jemi të ndërgjegjshëm se goditja financiare që i bëhet një individi nëpërmjet një aktiviteti kriminal është ajo që shkatërron suportin themeltar të tij”, - vijoi Rama. Sipas saj, puna e një prokurori nuk do të jetë e mirë nëse është shmangur hetimi financiar, që është një detyrim ligjor. Më tej, në përgjigje të interesit të gazetarëve, kryeprokurorja e vendit komentoi dhe padinë penale që ka depozituar ndaj saj ish-ministri Mediu. “Nuk më takon të bëj komente, pasi jam në konflikt interesi dhe madje nuk mund të kem vendimmarrje mbi trajtimin e kësaj padie. Natyrisht që është një e drejtë themelore kushtetuese ngritja e akuzës dhe pretendimi mbi këdo”, - tha kryeprokurorja, e cila, fill pas kësaj deklarate, u largua për t’iu drejtuar institucionit që drejton, në një takim me drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme.
Kompania
Prokuroria e Përgjithshme dërgoi fundjavën e kaluar në QKR kërkesën për sekuestrimin e dokumentacionit të firmës “Trans Digging Construction”, në të cilën 20 për qind të aksioneve i zotëron biznesmeni i pandehur si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, Mihal Delijorgji. Ndonëse hetonte prej një viti aktivitetin tregtar të Delijorgjit, organi i akuzës është njohur mbi ekzistencën e kësaj firme rreth tri javë më parë. Pas sekuestros së dokumenteve, organi i akuzës ka nisur verifikimin e aseteve, pronave dhe kontove bankare që mund të ekzistojnë për llogari të kësaj firme. Gazeta “Albania”, pasi ka mësuar emrin e firmës në fjalë, mundi të siguronte pranë Regjistrit Tregtar të dhënat bazë të saj, duke zbuluar për herë të parë ortakët shqiptarë të Delijorgjit, i cili në tri firmat e tjera të tij (“Albademil”, “Përparimi sa” dhe “Park Construction”) ose rezulton thjesht administrator, ose në ortakëri me shtetas amerikanë dhe grekë. Dokumentet zyrtare të depozituara nga ortakët e kësaj firme sqarojnë se kompania “Trans Digging Construction” u krijua në ditën e Shën Valentinit të vitit 2006. Në momentin e themelimit ishin gjithsej pesë ortakë, të cilët dispononin në mënyrë të barabartë nga 20 për qind të aksioneve të kompanisë.
BOX
Ina Rama: “Jemi bërë më të besueshëm, por kujdes me masat e sigurisë”
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, gjatë një takimi dje në mesditë me prokurorët e të gjithë vendit, për të bërë analizën vjetore të këtij institucioni, ka deklaruar se përgjatë këtij viti është vënë re një besim në rritje ndaj institucionit të akuzës. Kryeprokurorja e shpjegoi këtë fakt me punën e mirë, serioze e të përgjegjshme të bërë nga ky institucion. “Të dhënat statistikore tregojnë hapa pozitivë krahasuar me vitet e mëparshme, dhe kjo vihet re në rritjen e numrit të precedentëve penalë të hetuar nga Prokuroria”, - theksoi kryeprokurorja Ina Rama. Ajo i ka kritikuar prokurorët, duke theksuar se aplikohen masa dënimi me burg për persona që nuk paraqesin rrezikshmëri sociale. Sipas saj, janë vënë në pranga persona për krime ordinere dhe të parëndësishme. Duke bërë analizën e vitit ajo theksoi se gjatë 2008-s numri i çështjeve të shqyrtuara ka qenë më i lartë krahasuar me një vit më parë. Gjatë 2008-s, sipas saj, janë shqyrtuar 22 mijë e 42 të tilla.
9 Prill 2009