Berisha i drobitur dhe i ngrysur: Zgjedhjet dhe vendimi për Tiranën janë historike
Kryeministri Sali Berisha është shfaqur pas thuajse pesë ditësh në media, duke shënuar kështu një rekord për njeriun që nuk lë ditë pa dalë disa herë në media. Në faqen e tij zyrtare njoftimi i fundit i përket mbledhjes së qeverisë ditën e mërkurë. Një takim me kryeministrin Thaçi është pasqyruar nga zyra e këtij të fundit. Ndërkohë që Thaçi është kthyer nga Dubrovniku, Berisha vijon të jetë njeriu më i izoluar në rajon. Ka zëra që thonë se ka pasur probleme me shëndetin. Në fakt në fjalën e mbajtur para grupit, shihej qartë se ai ishte i drobitur e shumë shpesh e humbiste mendjen. Në disa raste ndalonte për sekonda të tërë dhe humbte përqendrimin. Pastaj fliste fjali që i korrigjonte vetë. Kryeministri u shfaq i ngrysur përpara deputetëve të tij, aq sa është e pabesueshme pse ishte në atë gjendje kur po u shpallte deputetëve se kishte arritur fitoren më të madhe që nga viti 1992. Duhej të ishte një ditë e lumtur për të. Por ai ka nxirë, madje në disa raste ishte edhe tepër agresiv. Berisha tha se vendimet e Kolegjit ishin historike, se koalicioni kishte arritur një fitore të jashtëzakonshme. Edhe pse e përmendi shpesh koalicionin, Berisha nuk guxoi për asnjë moment të përmendë flamurin e PD. Madje në një rast sa e përmendi flamurin e PD, e korrigjoi duke thënë flamurin e koalicionit.
Ndërsa tha se e gjithë doktrina e tij ishte ajo e numërimit të çdo vote, e vlerësimit të çdo vote, çuditërisht tha se Kolegji bëri mirë që nuk e la Ramën të zvarriste procesin, në një kohë që opozita kërkoi në padinë e fundit të shpjegohej fati i çdo vote. Ndërsa u mbrojt me parimin se duhet lexuar çdo votë, ai përfundoi në fund duke mbrojtur procedurën, sipas së cilës ankimimit i mbarojnë afatet. Më poshtë gjeni fjalën e plotë:
Nuk ka çështje më madhore në rend dite se finalizimi i zgjedhjeve të tetë majit. Me vendimin e fundit Kolegji Zgjedhor shënoi dhe mbylljen përfundimtare të zgjedhjeve të tetë majit.
Unë si kryeministër uroj të gjithë të zgjedhurit e Shqipërisë. I garantoj se do kenë tek qeveria shqiptare një partner të vërtetë dhe të vendosur për të punuar intensivisht e bashkarisht në projektin më të madh të të gjitha kohërave, projektin Shqipëria, Vend i Zhvilluar.
Ata që morën votëbesimin e qytetarëve, duhet të ndjehen shumë të privilegjuar në besimin që qytetarët shqiptarë vendosën mbi ta. Jam i bindur se do bëjmë çdo përpjekje së bashku që të qëndrojmë në lartësitë për ti dhënë vendit një qeverisje transparente dhe të përgjegjshme. Do bëjmë që ky vend të ecë me turravrap drejt nivelit të një vendit të zhvilluar.
Koalicioni Aleanca për Qytetarin hyri në këto zgjedhje si koalicioni më i gjerë, më i strukturuar, më i madhi në tërë historinë e pluralizmit shqiptar. Koalicioni doli nga këto zgjedhje si koalicioni më i fuqishëm elektoral që vendi ka njohur që nga viti 1992. Qytetarët shqitparë në të katër anët e vendit votuan me rezultatin më të thellë në të gjitha garat elektorale koalicionin Aleanca për Qytetarin, i cili mori më shumë se koalicioni tjetër 140 mijë vota. Mori 17 përqind dhe 43 mijë vota më shumë në të gjitha qytetet e vendit. Mori 41 mijë vota më shumë për të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie e komunash. Mori 10 mijë e 990 vota më shumë në katër gara të marra së bashku të kryeqytetit të vendit. Ky është rezultati më i thellë, më kulminant i një koalicioni që ka marrë në zgjedhjet e këtij vendi ndonjëherë, por edhe nga më të thellët në Europë. Koalicioni mori këtë vlerësim nga qytetarët shqiptarë mbi të gjitha për shkak të performancës së tij qeverisëse. Aty ku qytetarët votuan flamurin e PD dhe flamurin e koalicionit, aty ata dhanë 140 mijë vota më shumë. Besimi politik i shqiptarëve tek kjo mazhorancë është i niveleve më të larta. 10 mijë e 990 vota më shumë në kryeqytet më shumë se aleanca tjetër janë gjithashtu një dëshmi e re e nivelit të ri të besimit që kjo qeverisje ka sot tek qytetarët shqiptarë. Të mos harrojmë se në vitin 2007, dallimi mes kandidatëve ishte 20 mijë vota. Po të shkriheshe me gjithë të tjerat shkonte 50-60 mijë vota.
Qytetarët shqiptarë dëshmuan se ata kanë vlerësuar e vlerësojnë përpjekjet e kësaj qeverie, e kësaj mazhorance për zhvillimin e këtij vendi, kanë vlerësuar e vlerësojnë ndjeshmërinë e kësaj qeverisje ndaj problemeve të tyre të përgjithshme afatmesme e afatgjata, kanë vlerësuar e vlerësojnë përpjekjet e ndjeshme të kësaj mazhorance e qeverie për një rol stabilizues në rajon dhe për progres në proceset integruese, kanë vlerësuar e vlerësojnë standardet e transparencës të vendosura nga kjo qeverisje. Është një rregull i zgjedhësve, që ata janë gjithnjë së paku politikanë part- time, por në fushata elektorale, ata të gjithë janë politikanë full time. Ishin qytetarët shqiptarë, nga qendra e Tiranës deri në katër anët e vendit që udhëhoqën fushatën më të bukur, ndërtuan fitoren më të thellë, procesin zgjedhor historik. Më 8 maj, qytetarët e bashkive dhe komunave të vendit votuan 17 përqind më shumë në shkallë vendi koalicionin qeverisës. Ky koalicion ka bërë përpjekje të paprecedenta që në çdo bashki e komunë, në çdo qoshe e në çdo skaj të ndjehet angazhimi, përpjekja, mbështetja e qeverisë. Në këtë kontekst, janë të një rëndësie kapitale transformimet e mëdha infrastrukturore, të mijëra kilometrave të asfaltuara. Projektet tona janë fjalë… janë vepra…, sot 98 përqind e shqiptarëve furnizohen me ujë të rrjedhshëm, nuk kanë 24 orë, por e kanë të rrjedhshëm. Sot Shqipëria është i vetmi vend që në një hark kohor të shkurtër ka njohur bumin më të madh turistik. Shqipëria ofron një infrastrukturë që e përballon me sukses këtë dhjetëfishim turistësh. Nga Velipoja në Ksamil po ndërtohen 14 impiante të përpunimit të ujërave të zeza. Shqipëria është i vetmi që në katër vjet u trefishuan të ardhurat.
Pra, janë të gjitha këto arritje konkrete të çdo qytetari shqiptar, për çdo qytetar shqiptar modeli ynë ekonomik ia doli të mbante vendin me rritje ekonomike, të dyfishohet numri i bizneseve, të rritet 12 herë numri i investimeve të huaja. Qytetarët kanë vlerësuar me votën e tyre këto arritje. Jo se nuk janë të ndërgjegjshëm se nuk ka vështirësi, që qeveria duhet përmirësuar, por së pari zgjedhjet e lira e të ndershme që zhvilloi në vitin 2009, zgjedhjet që zhvilloi sot janë arritje madhore të shqiptarëve.
Unë bindjen se kjo fushatë, më fal këto zgjedhje, do regjistrohet në analet e historisë si një nga proceset me të cilat funksionoi shteti ligjor.
Pas datës 8 maj, rezultatet në mbarë vendin përveç Tiranës, në tërësi nuk patën asnjë kundërshti. Kryetari i opozitës pothuajse çdo ditë paraqiste yjet e fitores së tij në bashki e komuna. Normale, një gjë shumë normale. Nuk kishte asnjë vërejtje. Ka pasur gara shumë të ngushta.
Në Tiranë, gara për kryetarin e bashkisë rezultoi e ngushtë, fare e ngushtë. Por fitorja e garave të tjera ishte e diapazonit të 10 mijë e 900 votave. Vendimi ishte i bazuar në moralin e frymën e Kushtetutës. Duke mos paragjykuar asnjë rezultat, në datën 12 maj, pas udhëzimeve që kishim marrë, pas konstatimit të faktit që në kutitë e garave të tjera elektorale po gjendeshin vota të hedhura për kryetar, garë e cila po i afrohej fundit. Në atë kohë ne ishim 1 mijë vota para. Komisionerët tanë morën porosi të identifikonin vota e hedhura gabim pasi në Kodin e vendit ato ishin vota të vlefshme. Kodi ynë, apo asnjë kod tjetër që përdoren në botë, kanë një kriter themelor për vlefshmërinë e votës dhe ai është shprehja e qëllimit të votuesve. Aty ku është shprehur qëllimi, vota është e vlefshme. Ndaj dhe vendimi ynë ishte për të dëgjuar çdo votë. Ne nuk e dinim se në çkahje do shkonte ky rezultat, por e dinim se nuk ka autoritet që e pengon këtë gjë. Në diktatura çdo gjë bëhet me
