Berisha i gjen një vend pune Frrok Çupit
Kryeministri Sali Berisha nuk e fsheh mërzinë që i shkaktojnë gazetarët kritikë, por kur vjen puna tek ata gazetarë e analistë që i bëjnë fresk gjithë ditën atij, ai nuk ngurron ti shpërblejë. Këtë herë i ka dhuruar një post të lartë në hierarkinë e ministrisë së Kulturës analistit Frrok Çupi, i cili prej vitesh është kthyer në një mbështetës të flaktë të qeverisjes së Berishës dhe vetë atij. Këshilli i Ministrave vendoi që: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr.10 352, datë 18.11.2010, Për artin dhe kulturën, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, emërimin e z. Frok Çupi në detyrën e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës.
Ndërkohë vendimet e tjera të qeverisë mbledhur në një kohë krize të thellë e emergjence në zonat e bllokuara nga dëbora nuk kishin asnjë lidhje me këtë situatë, po ishin kryesisht për shërbimin e jashtëm dhe për pagesat e legalizimeve të zonave informale.