E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, nga Bejruti në Shkodër: Jemi në betejë me motin, ska ndodhur prej dekadash

Share

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e sapo kthyer nga një tur disa ditor jashtë vendit, është nisur për në Shkodër, ku tha se kjo situatë nuk ka ndodhur prej dekadash. Po bëhet një punë heroike në betejë me motin, për tu ardhur në ndihmë banorëve.  Fjalimi i zonjës Topalli në zonën ku është votuar deputete i ngjante si fjalimit të saj mbajtur më parë në përmbytjet e shumta që zhytën Nënshkodrën dhe gjysmën e qytetit në ujë, duke thënë se këto janë ngjarje natyrore që ndodhin një herë në shumë dekada.

Kjo situatë nuk ka ndodhur prej dekadash. Po bëhet një punë heroike! Beteja me motin është betejë komplekse, e paparashikueshme, e pazakonshme, por ne do të jemi të gjithë bashkë për të ndihmuar këdo që ka nevojë, tha Kryetarja e Kuvendit. Kjo situatë nuk ka ndodhur prej dekadash. Kjo situatë e reshjeve të pandalshme me një kohë kaq të gjatë është diçka krejt e pazakontë për qarkun e Shkodrës dhe për qarqet e tjera në të gjithë Shqipërinë. Topalli e ka cilësuar punën e shtabit të emergjencave një punë heroike.

Ja çfarë tha Topalli në dimrin e vitit 2010, kur Shkodra ishte nën ujë dhe qeveria akuzohej se skishte marrë masa për ta parandaluar katastrofën.

Çdo familje shkodrane ka në kujtesë historinë e marrëdhënieve të qytetit më Bunën e Drinin. Digat e hidrocentraleve nuk kanë asnjë lidhje me këtë situatë, sepse ato janë menaxhuar me kujdes dhe eficencë. Ky qytet është përmbytur edhe 100 vite më parë nga lumenjtë. Fotografitë dhe rrëfimet e shkodranëve flasin se kjo përmbytje ndodh vetëm 1 herë në 100 vjet. Përmbytjen e Shkodrës nuk e bëri qeveria e Sali Berishës, por një dukuri natyrore që ka lidhje me pozicionin dhe veprimin eklipsor të Hënës. Siç thonë specialistët dhe faktet nga historia e njerëzore e përmbytjeve, Hëna gjendet në pozicion të disfavorshëm me tokën, vetëm 1 herë në 100 vjet dhe ky pozicion nxit vërshime lumenjsh, që krijojnë përmbytjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›