E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i jep tokë Kadaresë

Autori i Lajmit: RedaksiaQeveria ka miratuar dje një vendim për ti dhënë tokë shkrimtarit Isamil Kadare. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 3, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
Vendosi kalimin në pronësi, pa shpërblim, z.Ismail Kadare, të një prone, truall, me sipërfaqe 3 647 ( tre mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë) m2, të ndodhur në zonën kadastrale 3101, Qerret, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Kalimi i pronësisë për z. Ismail Kadare të bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil”, - thuhet në vendim. Është ngarkuar Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky lajm është publikuar: 24/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›