E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekreton ligjin “Antimafia”

Autori i Lajmit: RedaksiaPresidenti Bamir Topi dekreton shpalljen e ligji nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur ndryshe si ligji Antimafia. Nisma ishte kritikuar ndjeshëm nga opozita dhe shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ligji i quajtur “Paketa Antimafia” parashikon masa të reja ndëshkimore për pasurinë e personave që dyshohet se janë implikuar në vepra kriminale. Opozita e ka kritikuar ashpër ligjin në fjalë duke thënë se paketa i hap rrugë mundësisë për abuzim nga ekzekutivi.
Debatet politike
Debatet më të shumta për ligjin Antimafia janë bërë lidhur me një nen, sipas të cilit, personave që kanë një standard të pajustifikuar jetese, iu sekuestrohet pasuria. Mazhoranca thotë se këto ndryshime synojnë të thellojnë goditjen ndaj krimit të organizuar, ndërsa opozita e konsideron këtë si antikushtetues dhe rrezik për qytetarët. Polemikat rreth këtyre ndryshimeve nisën pak javë më parë kur drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë bënë publik draftin e hartuar nga specialistët e këtij dikasteri. Në atë kohë ministri Bujar Nishani ka shpjeguar se iniciativa erdhi për shkak të një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë, e cila në njëfarë mënyrë bllokoi sekuestrimin e aseteve ekonomike dhe financiare të personave që hetoheshin për veprimtari kriminale në gjykatë. “Nëse një grup kriminal apo individ, i cili hetohet për një vepër të caktuar kriminale, vazhdon të përfitojë apo vjelë asetet e tij ekonomike, të ketë burime të mjaftueshme financiare, rezulton që shpeshherë këto i përdor në interes të devijimit të gjykimit apo të ndërhyrjes në procesin e gjykimit nëpërmjet formave të ndryshme të korrupsionit. Ndaj, edhe procesi i ngrirjes dhe sekuestrimit të tyre mbështetet kryesisht në kodin e procedurës civile duke e shmangur pjesën tjetër që ka të bëjë më veprën penale për të cilën akuzohet dhe hetohet i akuzuari”, - ka pohuar Nishani. Por, opozita nuk i priti aspak mirë ndryshimet e propozuara nga qeveria. Më i papranueshëm për të duket neni, sipas të cilit personave që kanë një standard të pajustifikuar jetese, iu sekuestrohet pasuria. Opozita, nëpërmjet njërit prej specialistëve të saj, Damian Gjiknuri, deklaroi ndryshimet që synojnë të përfshijnë çdo person që nuk justifikon të ardhurat e tij. Sipas opozitës, shtesat në ligjin e ri i japin kompetenca të gjera policisë dhe prokurorisë, çka gjatë zbatimit mund të sjellë dhe spekulime. “E thënë ndryshe, çdo qytetar që mund të ketë vënë pasuri mund të jetë subjekt i masave të këtij ligji që do të thotë se pasuria e tij mund të sekuestrohet dhe ai duhet të japë llogari se si e ka krijuar këtë pasuri dhe, njëkohësisht, ligji i jep kompetenca të gjëra policisë dhe prokurorisë, pavarësisht nga përfshirja ose jo e personit në aktivitetet kriminale që parashikon ligji. Ky nocion i ri juridik jo vetëm që nuk është i qartë, por edhe nuk përputhet me nocionin e ngjashëm që aplikojnë ato pak shtete, të cilat e zbatojnë këtë ligj dhe që lidhet vetëm me persona që, në një mënyrë apo një tjetër, janë të lidhur me aktivitete kriminale objekt të këtij ligji, jo thjesht me dyshime apriori sesi një qytetar zotëron më shumë pasuri sesa fiton”, - ka pohuar Gjiknuri.
Avokatët kundër
Kundër ligjit janë shprehur edhe disa përfaqësues të shoqatave të juristëve shqiptarë. Fatmir Braka, kreu i Shoqatës së Avokatëve, thotë se ligji është antikushtetues. “Ky ligj, i cili përcaktohet si ligj kushtetues, gjykoj dhe mendoj se është antikushtetues. Arsyeja për të cilën mendoj këtë gjë, është se me këtë ligj në vetë Kushtetutën, e cila parashikon si organ të ndjekjes penale për një moment prokurorinë, ky ligj i jep një tjetër rregullim prokurorisë, pra e fut prokurorinë në një proces civil dhe kjo bën që prokuroria të marrë kompetenca jashtë atyre të përcaktuara në Kushtetutë. Veç kësaj, me këtë ligj janë prekur dhe disa ligje të tjera organike siç është i Kodit të Procedurës Civile dhe asaj penale. Ajo që është më e rëndësishme, është se në këtë ligj flitet për një standard të caktuar jetese për të cilin shumë njerëz mund të ndiqen qoftë nga policia, qoftë nga prokuroria, mund të konfiskohet pasuria për rastin kur ata nuk e justifikojnë këtë pasuri. Ky ligj për nga vetë titulli, ligj Antimafia që quhet, i bën këta njerëz që të futen në kanalet e mafias, gjë që është një absurditet”, - ka pohuar kreu i Shoqatës së Avokatëve.

Presidenti Bamir Topi dekreton shpalljen e ligji nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur ndryshe si ligji Antimafia. Nisma ishte kritikuar ndjeshëm nga opozita dhe shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ligji i quajtur “Paketa Antimafia” parashikon masa të reja ndëshkimore për pasurinë e personave që dyshohet se janë implikuar në vepra kriminale. Opozita e ka kritikuar ashpër ligjin në fjalë duke thënë se paketa i hap rrugë mundësisë për abuzim nga ekzekutivi.
Debatet politike
Debatet më të shumta për ligjin Antimafia janë bërë lidhur me një nen, sipas të cilit, personave që kanë një standard të pajustifikuar jetese, iu sekuestrohet pasuria. Mazhoranca thotë se këto ndryshime synojnë të thellojnë goditjen ndaj krimit të organizuar, ndërsa opozita e konsideron këtë si antikushtetues dhe rrezik për qytetarët. Polemikat rreth këtyre ndryshimeve nisën pak javë më parë kur drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë bënë publik draftin e hartuar nga specialistët e këtij dikasteri. Në atë kohë ministri Bujar Nishani ka shpjeguar se iniciativa erdhi për shkak të një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë, e cila në njëfarë mënyrë bllokoi sekuestrimin e aseteve ekonomike dhe financiare të personave që hetoheshin për veprimtari kriminale në gjykatë. “Nëse një grup kriminal apo individ, i cili hetohet për një vepër të caktuar kriminale, vazhdon të përfitojë apo vjelë asetet e tij ekonomike, të ketë burime të mjaftueshme financiare, rezulton që shpeshherë këto i përdor në interes të devijimit të gjykimit apo të ndërhyrjes në procesin e gjykimit nëpërmjet formave të ndryshme të korrupsionit. Ndaj, edhe procesi i ngrirjes dhe sekuestrimit të tyre mbështetet kryesisht në kodin e procedurës civile duke e shmangur pjesën tjetër që ka të bëjë më veprën penale për të cilën akuzohet dhe hetohet i akuzuari”, - ka pohuar Nishani. Por, opozita nuk i priti aspak mirë ndryshimet e propozuara nga qeveria. Më i papranueshëm për të duket neni, sipas të cilit personave që kanë një standard të pajustifikuar jetese, iu sekuestrohet pasuria. Opozita, nëpërmjet njërit prej specialistëve të saj, Damian Gjiknuri, deklaroi ndryshimet që synojnë të përfshijnë çdo person që nuk justifikon të ardhurat e tij. Sipas opozitës, shtesat në ligjin e ri i japin kompetenca të gjera policisë dhe prokurorisë, çka gjatë zbatimit mund të sjellë dhe spekulime. “E thënë ndryshe, çdo qytetar që mund të ketë vënë pasuri mund të jetë subjekt i masave të këtij ligji që do të thotë se pasuria e tij mund të sekuestrohet dhe ai duhet të japë llogari se si e ka krijuar këtë pasuri dhe, njëkohësisht, ligji i jep kompetenca të gjëra policisë dhe prokurorisë, pavarësisht nga përfshirja ose jo e personit në aktivitetet kriminale që parashikon ligji. Ky nocion i ri juridik jo vetëm që nuk është i qartë, por edhe nuk përputhet me nocionin e ngjashëm që aplikojnë ato pak shtete, të cilat e zbatojnë këtë ligj dhe që lidhet vetëm me persona që, në një mënyrë apo një tjetër, janë të lidhur me aktivitete kriminale objekt të këtij ligji, jo thjesht me dyshime apriori sesi një qytetar zotëron më shumë pasuri sesa fiton”, - ka pohuar Gjiknuri.
Avokatët kundër
Kundër ligjit janë shprehur edhe disa përfaqësues të shoqatave të juristëve shqiptarë. Fatmir Braka, kreu i Shoqatës së Avokatëve, thotë se ligji është antikushtetues. “Ky ligj, i cili përcaktohet si ligj kushtetues, gjykoj dhe mendoj se është antikushtetues. Arsyeja për të cilën mendoj këtë gjë, është se me këtë ligj në vetë Kushtetutën, e cila parashikon si organ të ndjekjes penale për një moment prokurorinë, ky ligj i jep një tjetër rregullim prokurorisë, pra e fut prokurorinë në një proces civil dhe kjo bën që prokuroria të marrë kompetenca jashtë atyre të përcaktuara në Kushtetutë. Veç kësaj, me këtë ligj janë prekur dhe disa ligje të tjera organike siç është i Kodit të Procedurës Civile dhe asaj penale. Ajo që është më e rëndësishme, është se në këtë ligj flitet për një standard të caktuar jetese për të cilin shumë njerëz mund të ndiqen qoftë nga policia, qoftë nga prokuroria, mund të konfiskohet pasuria për rastin kur ata nuk e justifikojnë këtë pasuri. Ky ligj për nga vetë titulli, ligj Antimafia që quhet, i bën këta njerëz që të futen në kanalet e mafias, gjë që është një absurditet”, - ka pohuar kreu i Shoqatës së Avokatëve.

Ky lajm është publikuar: 24/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›