E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i kërkon Geit mbështetje për Kosovën

Autori i Lajmit: Majlinda Pashollari
Kryeministri Sali Berisha, i cili nisi dje një vizitë dy ditore në Egjipt, u takua me ministrin e Jashtëm Ahmed Abdul Geit. Në takim, u vlerësua se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se të dyja palët janë të angazhuara t i përmirësojnë edhe më tej ato.Takimi u përqendrua tek problemi i Kosovës. Kryeministri Berisha i bëri ministrit të Jashtëm Abdul Geit një rezyme të qëndrimit të Shqipërisë dhe të historisë së Kosovës. Ai u shpreh se plani Ahtisaari është zgjidhja më e mirë jo vetëm për Kosovën, po edhe për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin. Ky plan, - theksoi Kryeministri - përmban standardet më të larta për minoritetet në gjithë Europën dhe i garanton atyre të drejtat më të mëdha. Ne e pranojmë këtë standard të lartë, sepse rajoni ka ende plagë nga e kaluara e afërt. Kosova, - vijoi më tej Kryeministri, - nuk mund të mos jetë e pavarur, sepse historikisht nuk ka qenë pjesë e Serbisë. Ajo ka qenë pjesë e Perandorisë Otomane dhe më pas është trajtuar si koloni nga serbët.
Qëndrimi
Duke u ndalur tek statusi final, Kryeministri tha se zgjidhja nuk mund të shtyhet dhe pas 10 dhjetorit duhet të ketë një zgjidhje. Pas kësaj, Kosova do shpallë pavarësinë në koordinim me SHBA-të dhe vendet kryesore të BE-së.Kryeministri Berisha kërkoi që Egjipti të impenjohet dhe të ndikoje tek vendet e Konferencës Islamike në mënyrë që ata ta njohin Kosovën e pavarur në bllok. Ministri i Jashtëm Abdul Geit falënderoi Kryeministrin për vizitën dhe për rezymenë. Ai tha se Egjipti do të bëjë ç është e mundur që çështja e Kosovës të jetë në qendër të vëmendjes në mbledhjen e ardhshme të Konferencës Islamike në Senegal, në mars të vitit 2008.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›