E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca:Qëndrimi i opozitës politik

Autori i Lajmit: Suela Topi
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane, Arjan Madhi, u shpreh dje se “Komisioni Hetimor Parlamentar për Prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, edhe pa pjesëmarrjen e opozitës funksionon si i tillë”.Madhi tha se “sigurisht, që hetimi është i plotë, pasi nismëtar i këtij komisioni është grupi i maxhorancës, që përbën dhe shumicën në të”. Ai theksoi se “pjesëmarrja e opozitës do të ndihmonte vetë atë, për të argumentuar deklaratat e bëra mbi këtë çështje”. Ai argumentoi më tej se “gjithashtu, me pjesëmarrjen e opozitës, ajo do të ushtronte një kontroll të plotë mbi hetimin, ndërsa në këtë mënyrë do të hartohej dhe një raport tjetër për Kuvendin”.“Opozita u largua nga detyra e saj kushtetuese dhe ligjore për të qenë pjesë e Komisioneve Hetimore”, nënvizoi kryetari i Grupit Parlamentar të PR-së, sipas të cilit, “kjo, pasi Komisionet Hetimore janë struktura të ngritura nga Kuvendi për të ushtruar kontroll mbi institucionet".
“Opozita nuk duhet të neglizhojë, ajo duhet të jetë e pranishme në komision për të gjetur koherencë për qëndrimin e tyre”, vijoi më tej Madhi, duke e konsideruar qëndrimin politik të opozitës si "joligjor dhe jo kushtetues, precedent që iniciohet nga qëllime të mbrapshta
Mbështetja
Edhe anëtari i Komisionit Parlamenter të Ligjeve, deputeti i PD-së, Sali Shehu, e cilësoi qëndrimin e opozitës për të mos marrë pjesë në Komisionin Hetimor për Prokurorin e Përgjithshëm si të njëanshëm dhe jo kushtetues. Shehu tha se "opozita i ka të gjitha mundësitë reale për të qenë pjesë e komisionit, mund të vijnë dhe të vërtetojnë se kanë të drejtë". "Opozita paragjykon punën e Komisionit Hetimor, madje duke e konsideruar zotin Sollaku si pjesë të tyre, me anë të deklaratave se nëse preket Prokurori i Përgjithshëm, preket vetë opozita”, theksoi më tej Shehu, sipas të cilit, "zoti Sollaku është pjesë e institucioneve kushtetuese dhe e opozitës mund të jetë më vonë, ndaj dhe qëndrimi i tanishëm i tyre është i gabuar, jo kushtetues".“Hetimi mbi veprimtarinë e Prokurorit të Përgjithëm do të jetë i plotë, pasi Komisioni Hetimor do të verifikojë të gjitha provat e paraqitura mbi punën e zotit Sollaku”, tha më tej zoti Shehu, ndërsa shtoi se “pas kësaj, nëse do të konstatohen shkelje, atëherë Komisioni Hetimor do të propozojë në Kuvend shkarkimin e kryprokurorit

Ky lajm është publikuar: 29/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›