Raporti britanik: Berisha mund të fitojë ngushtë zgjedhjet

/>Raporti i Akademisë Mbretërore të Mbrojtjes analizon faktorët që e bëjnë me fat kryeministrin. Paratë e pista e shpëtojnë nga kriza. Raportet Rusi-SHBA, kartë e Berishës për mbështetje para zgjedhjeve
Një raport i Akademisë Britanike të Mbrojtjes i firmosur nga autori James Pettifer parashikon një humbje të ngushtë të mundshme të socialistëve në zgjedhjet e ardhshme dhe rendit një sërë faktorësh që e bëjnë me fat Berishën. Raporti analizon krizën ekonomike, situatën pas pavarësisë së Kosovës dhe përplasjen e SHBA me Rusi në rajon. Sipas raportit, Berisha ka luajtur me kartën e rusëve dhe mund të luajë përsëri para zgjedhjeve. Një pjesë e raportit është botuar më parë nga gazeta "Sot", ndërkohë që sot jepet më gjerësisht informacioni analitik
Berisha nuk është gati për zgjedhjet
"Qeveria e Kryeministrit Berisha në Tiranë po i afrohet fundit të mandatit të saj me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2009. Janë disa tregues që flasin se qeveria dëshiron të shtyjë zgjedhjet si rezultat i problemeve të njohura si regjistri elektoral dhe kartat e identitetit. Kjo do të kundërshtohet nga opozita"- raporton dokumenti i Akademisë Mbretërore të Mbrojtjes. Fillimet e qeverisjes, sipas raportit, u dominuan nga presioni i jashtëm për realizimin e reformave të nevojshme për të ardhmen e anëtarësimit në NATO dhe në BE. Shqipëria është e pranuar tashmë në në NATO, pas samitit të Bukureshtit, ndërsa bisedimet me BE vazhdojnë dhe janë në akordin e kryerjes së reformave, por të pakta janë shanset për një anëtarësim të afërm. Qeveria e Dr. Berishës ka aleat të ngushtë SHBA dhe vizita e Bush në vitin 2007 e forcoi këtë lidhje qendrore. Opozita drejtohet nga Edi Rama që zëvendësoi Fatos Nanon, pas dorëheqjes. Rama ka imazhin e një proevropiani modern. Ndërkaq raporti vëren se Berisha ka lënë shumë nga zakonet e qeverisjes së viteve 1992-97, por megjithatë janë shfaqur shenja të presionit mbi shoqërinë civile dhe mbetet problem lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Raporti cilëson se implikimi i anëtarëve të familjes së Berishës, të cilët ndonëse nuk kanë poste, veçanërisht e bija, janë problem serioz.
Gjithashtu janë evidentuar përpjekje në rritje për të mbytur kritikat e brendshme, ndërkohë që afrohen përgatitjet për zgjedhjet, megjithëse kjo është e vështirë për çdo qeveri në Tiranë, për shkak të zgjerimit dhe diversitetit të medias dhe institucioneve të shoqërisë civile.
Ndërkaq raporti konstaton se Pavarësia e Kosovës ka sjellë ndikime në politikën shqiptare dhe e ka çuar qendrën e gravitetit në veri të vendit, por ndërkohë është rritur faktori Kosovë në rajon. Zhvillimet e fqinjësisë me Malin e Zi dhe Maqedoninë shihen pozitive, por marrëdhëniet me Greqinë janë të brishta, për shkak të qëndrimeve të saj pro Serbisë në rajon. Raporti flet edhe për keqtrajtimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe sakrificat e tyre, ndërkohë që nuk harrohen të përmenden pronat e popullsisë çame. Sipas raportit, çamët kanë një mbështetje të konsiderueshme edhe nga diaspora në SHBA.
Berisha mes Rusisë dhe SHBA-ve
Raporti konstaton se Rusia dhe Serbia kanë potenciale për ta destabilizuar rajonin , por futja e Shqipërisë në NATO ka krijuar një faktor pozitiv në këtë prapavijë. Ka shumë investime ruse energjetike në Maqedoni dhe para të ardhura nga Moska në Malin e Zi. Në vetë Shqipërinë Moska nisi të rindërtojë influencat nga një pikë e ulët, fillimisht me rritjen e stafit të ambasadës në Tiranë, promovimin e një shoqate ruse shqiptare të miqësisë, rihapjen e kontakteve të vjetra akademike dhe të inteligjencës. Përpjekjet e Gazprom për marrëveshje me Berishën, sipas raportit, u ndërprenë pas presionit intensiv të SHBA ndaj qeverisë në 2005 -2006. Gjithashtu Rusia ka pranuar shumë studentë shqiptarë në Univesitetin e San Petersburgut, vëren raporti.
Mbetet të shihet, vazhdon raporti, se si do të orientohet Berisha në kontekstin rajonal të marrëdhënieve SHBA-Rusi, para zgjedhjeve të 2009, nëse do të përpiqet t'i përdorë ato për të marrë mbështetje për vete gjatë fushatës. Sipas raportit, PD është partia më proamerikane në Tiranë, por tashmë janë modifikuar disa aleanca të vjetra me Rusinë nën presionin e ngjarjeve të viteve të fundit.
Futja në NATO në Samtin e Bukureshtit, nga raporti shihet aset për Berishën për të marrë edhe një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme, megjithëse vendimi u mor pas tragjedisë së Gërdecit. Raporti thotë se janë të paprovuara teoritë konspirative se Gërdeci ishte vepër e qëllimshme për destabilizimin e qeverisë. Ndërkaq argumentohet se vendimi i NATO-s për anëtarësimin e dy vendeve, ish komuniste bëhet me qëllim mbajtjen larg të flotës ruse nga bregdeti i Adriatikut, pra qëllimet ishin tërësisht strategjike.
Kriza ekonomike
Lidhur me ekonominë shqiptare raporti vëren se shenjat e krizës botërore janë dhënë edhe në Shqipëri, sepse gjatë viteve 2007 dhe 2008 është ulur kredidhënia, ndërkohë që shënon ulje tregu i pasurive të patundshme.
Ndërkaq remitancat e emigrantëve kanë rënë në 30 për qind, sipas raportit, kjo për shkak të rënies masive të industrisë së ndërtimit në Greqi, ku punojnë kryesisht punëtorë shqiptarë.
Opozita shqiptare pretendon se vetëm ajo mund të sjellë një të ardhme evropiane për Shqipërinë, dhe të të bëjë vendin të aftë të zhvillohet pa pasur nevojën e parave të emigrantëve dhe kjo mund të sigurojë elektorat. Gjithësesi rreziku është më i vogël se ai vitit '97, edhe nëse kriza do të prekë bankat. Raporti këtu ndalet dhe bën një analizë të gjatë. Rrezikun e krizës do ta zvogëlojnë aktivitetet e paligjshme dhe paratë e pista, vëren raporti. Më tepër se 30 për qind e ekonomisë është ngritur mbi para të tilla, konstaton raporti britanik.
Raporti thotë se ky problem nuk është vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Ekonomia gri dhe bizneset e mbështetura në paratë e mafias, gjithsesi shihen nga raporti si një vështirësi dhe pengesë për të bërë reformat që kërkon BE nga Shqipëria. Këto efekte shihen edhe në një sërë vendesh të Amerikës Latine, prandaj në takimin e fundit G 20 kërkoi kontroll më të rreptë të transaksioneve financiare.
Perspektiva elektorale
Duke analizuar perspektivën elektorale, raporti thotë se shumë nga mungesat e përditshme dhe niveli i varfërisë kapërcehen nga perceptimi pozitiv që ka popullsia për pranimin në NATO dhe Pavarësinë e Kosovës. Njerëzit mendojnë se vendi po ecë përpara, gjithsesi. Në këto kushte, PS që e ka parë tradicionalisht "Evropën" si politiken e saj të jashtme më të mirë, tani është në dyshim nëse ka më tepër vota se sa ka pasur më parë. Imazhi i Edi Ramës si kryetari i bashkisë që ndryshoi Tiranën, ka pas PS-në me strukturat e saj të korruptuara qysh në kohën e Fatos Nanos. Pas Traktatit të Lisbonës (vështirësohet zgjerimi i BE) dhe zgjedhjes së Obamës, raporti vëren se socialistët shqiptarë do të duhet të drejtohen për një lidhje më të afërt me SHBA në politikën e jashtme. Me pak fat dhe me pak dëme nga kriza ekonomike, mund të pritet që Partia Demokratike të qëndrojë në pushtet, por rezultati do të jetë mjaft i ngushtë, parashikon raporti. Stekat janë ngritur lart dhe vëzhguesit ndërkombëtarë do të kërkojnë zgjedhje të ndershme, mbrojtje të lirisë së medias nga presionet dhe barriera për manipulimet e mundshme elektorale.
Gjithësesi raporti për kortezi thotë se këto qëndrime nuk janë të qeverisë britanike as Mbretëreshës, por thjesht observime dhe analiza të Akademisë së Mbrojtjes dhe të autorit.