Patozi: PS të japë konsensusin për ligjin e heqjes së imuniteteve
/>"I bëj apel opozitës për konsensus në miratimin e p/ligjit "Për kufizimin e imunitetit" të deputetëve dhe të gjithë atyre që e gëzojnë atë me ligj. Pavarësisht temperaturave politike në ngritje, me afrimin e fushatës elektorale, opozita duhet të avancojë me bashkëpunimin e saj, siç ndodhi me miratimin e Kodit Zgjedhor, ligjit "Për Prokurorinë" etj", tha deputeti Patozi.
Kështu është shprehur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi..Patozi duke u drejtuar opozitës kërkoi konsensusin e saj për kufizimin e imunitetit. Sipas Patozit fytyra e parë për këtë vit e parlamenti do të jetë ngritja e komisionit qëndror zgjedhor
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, mbetet prioriteti kryesor i mazhorancës në pushtet për vitin e ri kalendarik 2009. Numri një grupit të Partisë Demokratike Astrit Patozi, thotë se shumica parlamentare do të bëjë të gjitha përpjekjet për arritjen e këtij standardi.
Kryesfida e mazhorancës mbetet mbajta e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne kemi bindje absolute se kjo do të ndodh për shkak se kemi përshkruar të gjitha rrugët me shumë sukses dhe ka një vullnet të palëkundur të të gjithë mazhorancës për ti garantuar këto zgjedhje, tha Patozi.
Paralelisht me fushatën e zgjedhjeve, partia më e madhe thotë se reformat kryesore, ajo në sistemin e drejtësisë, por edhe kufizimi i imunitetit do të jenë dy nga çështjet që do të marrin zgjidhje deri në muajin qershor.
Sipas tij, "pas një mbyllje shumë dinjitoze që parlamenti i bëri sesionit të kaluar, ky nuk do të ishte një zhvillim i papritur ose thjesht pragmatist, por një rrjedhojë logjike e një klime të re të krijuar tashmë nga klasa politike në Shqipëri. Përfundimi i nismës "Për kufizimin e imunitetit" është një sfidë që do t'i bënte nder parlamentit. Kufizimi i imunitetit të deputetëve do të vazhdojë dhe me imunitarë të tjerë, të cilët në mënyrë krejt të panevojshme kanë një koracë, e cila i distancon ata nga qytetarët e këtij vendi", nënvizoi kryetari i grupit parlamentar demokrat.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, tha të martën për mediat se "rikompozimi i KQZ-së sipas formulës së Kodit të ri Zgjedhor do të jetë prioritet i axhendës parlamentare, në fillim të sesionit të ri".
"Rikompozimi i institucionit zgjedhor besoj se do të jetë një çështje, të cilën parlamenti do ta konsumojë që në seancat e para të tij", u shpreh kryetari i deputetëve demokratë për gazetarët. Kreu i deputetëve demokratë, nisur nga fakti se sesioni i ri parlamentar është dhe i fundit për këtë Legjislaturë, tha se " demokratët do të rikonfirmohen fitues në këtë garë parlamentare". "PD është në një fazë zgjedhjesh, gjë që do të sjellë dhe forcim të strukturave të saj, për të siguruar edhe një mandat tjetër qeverisës", u shpreh z. Patozi, njëkohësisht nënkryetar i PD-së.