Kuvendi rinis punën më 19 janar
/>Kuvendi do të rifillojë punimet më 19 janar, datë kur do të zhvillohet dhe seanca e parë për sesionin e ri parlamentar, që është i fundit për Legjislaturën e XVII-të.
Sipas rregullores, Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare do të miratojë kalendarin e punës për javët në vazhdim të Kuvendit, i cili pritet të marrë në shqyrtim disa p/ligje të mbartura nga sesioni parardhës ose p/ligje të reja të propozuara nga Këshilli i Ministrave. Disa nga draftet më të rëndësishme që pritet të shqyrtohen janë p/ligji "Për gjykatat administrative", "Për përgjimin e telekomunikacioneve", "Për administratën gjyqësore", etj.