E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi: Në 2008 u kthyem në "republikë kryeministrore"

>LSI shpall si objektiv kryesor fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Gjatë një interviste për gazetën SOT deputeti i LSI-së, Pëllumb Xhufi foli për objektivat që ka LSI për muaj në vazhdim, dhe për mekanizmat që do të ndjekin gjatë fushatës elektorale. Gjithashtu ai tha se, përpjekjet LSI për bashkëpunim me PS kanë qenë të vazhdueshme, por lidershipi i PS ka refuzuar të gjitha ftesat e marra nga LSI. Më tej ai shprehu se, LSI do të ketë një program të bazuar në specialistë  të mirëfilltë në përgatitjen e programit të fushatës elektorale.

Kush janë objektivat e vitit 2009 për LSI-në?
Objektivi kryesor janë zgjedhjet, dhe në funksion të zgjedhjeve do të punojmë në drejtim të forcimit të prezencës tonë në territor, do të punojmë brenda parlamentit dhe jashtë tij për të bërë presionin e duhur mbi qeverinë, realizimin e infrastrukturës zgjedhore. Duke filluar që nga kartat e identitetit, një angazhim, një detyrim i vjetër i qeverisë Berisha që akoma nuk e ka realizuar. Natyrisht duke pasur parasysh të gjithë infrastrukturën ligjore që ka të bëj me zgjedhjet, kodi apo dhe vetë ligji për sistemin zgjedhor. Kanë qenë konsensuset të pa principata të PD-ës dhe PS-ës, për të përjashtuar dhe ngushtuar hapësirat demokratike dhe që krijojnë premisat për manipulimin e zgjedhjeve. Ne në këtë vështrim do të forcojmë vigjilencën tonë, mekanizmat tonë për të penguar atë që është programuar pra manipulimin dhe vjedhjen e votave nga dy partitë e vjetra. Do të shfrytëzojmë të gjitha hapësirat ligjore dhe demokratike, të gjitha kapacitetet tona pa përjashtuar dhe forcimin e monitorimit, duke shpëtuar integritetin e zgjedhjeve pasi perspektiva nuk është e mirë pas hartimit të një kodi dhe të një ligji elektoral që e komprometojnë procesin zgjedhor. Paralelisht do të shfrytëzojmë momentin pozitiv për LSI-në, këto konsensuset që ajo ka marrë në opinion lidhur me betejat e saj politike që kanë të bëjnë me mbrojtjen e kushtetutës, institucioneve të prokurorisë, sistemit gjyqësor, për t'i kthyer në një potencial fitues në zgjedhjet e ardhshme. Në do të vazhdojmë betejën dhe në sektor të tjerë në fushën e reformave mbas dështimit në reformën zgjedhore,dihet se dhe reforma në drejtësi ka filluar me hapin e mbrapsht me ligjin në prokurorinë duke e vendosur prokurorinë në morsën e ekzekutivit. Dhe këtë ligj të mbrojtur nga konsensusi i paprincip nga PD PS, ne do të luftojmë të mos pasohet nga ligje të tjera për sistemin e drejtësisë të cilat do ta dëmtojnë këtë sistem pushtetin e drejtësisë në favor të ekzekutivit. Do të denoncojmë të gjitha kompromiset e paprincipta që prekin interesat e vendit, duke pasuar me betejën në sektorin e arsimit, të shëndetësisë, do të denoncojmë politikat e qeverisë që kanë penalizuar këto sektor, por dhe politikat aventureske që kanë marrë formë në sektorin e ekonomisë duke lënë ekonominë shqiptare të pambrojtur.

A është bashkimi i së majtës një nga pikat e agjendës së LSI-së, edhe pas përplasjes më kodin?
Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet e duhura për të rikthyer raportin ndërmjet PS dhe LSI  në pikën e fillimit, në atë pikë që çoi në fitoren e zgjedhjeve lokale të vitit 2007. Pra kemi luftuar kemi bërë të pamundurën që Partia Socialiste ti kthehej koalicionit që kishte nënshkruar me rastin e zgjedhjeve lokale të 2007, dhe të largohej nga ky koalicion i paprinciptë dhe i bazuar në afera të dyshimta me partin demokratike. Të gjithë shqiptarët e dinë që ne i kemi bërë ftesa të pafundme partisë socialiste për të koordinuar qëndrimet lidhur me çështjen emergjente siç ishte dhe problemi i reformës zgjedhore, i kodit zgjedhor, i reformës në drejtësi, të gjitha ftesat që janë refuzuar në mënyrë cinike nga lidershipi i partisë socialiste. Tani ne jemi përpara një situate të dëshiruar nga ky lidership i partisë socialiste, i cili mori rolin kryesor në bërjen e reformës zgjedhore duke zgjedhur dhe sistemin zgjedhor, duke realizuar dhe një kod i cili është një kod përjashtues, i cili përjashtoi LSI-në nga procesi i administrimit të votës, ashtu siç e përjashtoi LSI në përgjithësi nga reforma zgjedhore. Në këtë këndvështrim ndodhemi para një situate të imponuar, ne do të luftojmë që të marrim një rezultat optimal për të fituar. Mbas zgjedhjeve do të shihen të gjitha konjukturat rrethanat që do të krijohen, në qoftë se do të na dal nevoja për një koalicion me të tjerë, pasi ne jemi një parti e pozicionuar, një parti e majtë, progresiste dhe si e tillë ne do të lidheshim me parti të spektrit tonë. Në lidhje me Partinë Socialiste ne e kemi thënë deri para ngjarjeve të fundit që pavarësisht goditjeve dhe pritave të pabesa që na ka bërë lidershipi i PS gjatë këtyre muajve, ne objektivisht jemi të pirur të bëjmë aleanca me forcat e majta. Nga përjashtimi i dëshiruar i LSI nga administrimi i votave, sigurisht ky raport me partinë socialiste është bërë shumë i vështirë. Kjo është një situatë që do të reflektojë mbas zgjedhjeve.

A e ka përcaktuar LSI programin e saj për fushatën elektorale?
Ne po punojmë, ne kemi grupet e tona të punës të mbështetura fuqishëm dhe nga specialistë të fushave të ndryshme dhe shumë shpejtë do të kemi programin tonë elektoral që do të jetë një program shumë serioz dhe origjinal duke trajtuar të gjitha problemet akute që ka vendi në mënyrën më të mirë duke i dhënë zgjidhjet përkatëse.

Cilat janë pikat më të forta, domethënë premtimet që do të bëj LSI-ja përpara elektoratit?
LSI do të jetë një parti që do të mbrojë interesat e vendit, interesat e popullit shqiptarë duke respektuar edhe kushtetutën e Shqipërisë. LSI-ja paraqet një program të cilin ofron zgjidhje të mira për luftën kundër varfërisë, për punësimin, për një kohezion social të fortë të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Ne e kemi si prioritet dhe do të kemi zgjidhje të jashtëzakonshëm në çështjen e arsimit, e cila është e vështirësuar së tepërmi nga reformat gjysmake dhe të hallakatura të qeverisë Berisha. Ne do të kemi prioritet në sektorin e shëndetësisë, dhe kemi zgjidhjen origjinale për të siguruar një prezencë një sistem  shëndetësor që të jetë prezentë në të gjitha krahinat, komunat, dhe fshatrat e Shqipërisë të cilat sot janë të braktisur nga ky shërbim i domosdoshëm. ne kemi idetë tona për forcimin e institucioneve dhe të pavarësisë mes institucioneve, dhe kemi deklaruar që shumë nga ato gjëra që kanë kombinuar që kanë bërë PD me PS duke goditur institucionet, duke filluar që nga ndryshimi i kushtetutës deri në goditjet që janë dhënë sistemit të drejtësisë dhe organeve të tjera të drejtësisë të cilat po përgatiten dhe ligje të tjera të dëmshme. Sot Shqipëria është kthyer në një republikë të kryeministrit të vendit, në një republikë kryeministrore dhe ne duhet ta çojmë në binaret e duhura aty ku e kërkon dhe kushtetuta dhe të gjitha standardet evropiane të një shteti demokratik. Gjithashtu do të zhvillojmë një politik të fuqishme në fushën e ekonomisë duke inkurajuar biznesin, duke krijuar kushte të barabarta për një garë të barabartë, një konkurrencë të ndershme midis faktorëve të ndryshe të biznesit duke mos e parë biznesin si një element për tu zhvatur, për ta ngarkuar me taksa me gjoba siç po bën qeveria Berisha, por duke parë biznesin si një partner të rëndësishëm duke na siguruar mundësin për të jetuar për dhjetëra qindra mijëra familje shqiptare.  Ne do të kemi një politikë të jashtme aktive dhe jo kjo politik e jashtme krejtësisht pasive apatike që ka konkretizuar qeverinë Berisha dhe për çështje që janë kardinalë për interesat e shqiptarëve. Do të zhvillojmë një politikë aktive në prioritetet kryesore që është integrimi jonë në BE, gjithashtu do të punojmë për të forcuar lidhjet rajonale duke zhvilluar frymën e bashkëpunimit dhe të stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Në drejtim të Kosovës ne kemi politikat që i kemi shprehur gjatë këtij katërvjeçari si forcë në opozitë, por që e kemi pasur një traditë më të mirë kur z. Meta kur ai ishte në krye, pra të politikave në drejtim të marrëdhënieve të veçanta që na takon të kemi me shtetin e ri të Kosovës, duke i shërbyer dy vendeve por sidomos çështjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›