Qato: Isha përgatitur shumë për ndeshjen

Boksieri shqiptar Kreshnik Qato dhe promotori i tij, Ylli Ndroqi kanë mbajtur një konferencë për shtyp një ditë pasi Qato u rikonfirmua kampion bote në versionin WBF pas fitores ndaj argjentinasit Esteban Ponce.
Qato tha se ndeshja e mbrëmshme ishte shumë e bukur. "Unë isha përgatitur shumë për këtë ndeshje. Raundin e 5 nisa të karikohem ashtu si doja unë në ndeshjen time. Organizimi ka qenë madhështor. Kam pasur shumë emocion", theksoi ai.
Zoti Ndroqi falenderoi të gjithë për organizimin, por edhe mbështetjen që i kanë dhënë Qatos. "Të gjithë kanë bërë një punë të lodhshme për këtë sukses. I falenderoj të gjithë. Në të tilla organizime jam krenar që bashkëpunoj ", u shpreh zoti Ndroqi. Ai falenderoi të palodhshmit për punën e bërë, televizionin "Klan" që transmetoi direkt ndeshjen dhe mediat e shkruara.
Olaf Chroder, përfaqësues i WBF tha se mbrëmja e djeshme ishtë një natë historike për boksin shqiptar. "Ishte show më i madh në këto 3 vjet që unë kam qenë në Shqipëri", tha ai. Sipas tij, ndeshja kryerore ishte fanstastike dhe një sfidë e vërtetë. Chroder theksoi se boksi është një sport shumë i rrezikshëm. "Ndaj unë i them Kreshnikut që në ndeshjet e tij të përqendrohet vetëm tek ndeshja, dhe tek asgjë tjetër", nënvizoi ai.
Në një ndeshje spektakolare natën e mbrëmshme, Kreshnik Qato u rikonfirmua për të katërtën herë Kampion Bote në versionin WBF pasi fitoi me pikë ndaj argjentinasit Esteban Ponce.