Berisha, i pari Kryeminister ne zyren e Klinton

"Une rastisa Kryeministri i pare qe takonte Sekretaren Clinton dhe shpreha kenaqesine per kete moment, sikunder e sigurova Sekretaren se asnje komb nuk e ka pritur me me kenaqesi emerimin e saj ne kete post, sesa shqiptaret". Kjo ka qene dekarata e kreut te qeverise shqiptare, Berisha, menjehere pas takimit me Sekretaren amerikane te Shtetit, Klinton. Njeheresh ai e garantoi Klinton se do te realizoje zgjedhje te lira dhe te ndershme ne qershor te ketij viti. Madje, duke kerkuar vezhgues nga SHBA, kreu i ekzekutivit shqiptar eshte shprehur se as ligji i "Dosjeve" nuk do te perdoret per qellime politike. Berisha tha se Sekretarja Amerikane e Shtetit i konsideroi reformat e bera nga qeveria si impresionuese. Sipas Berishes, ky vleresim eshte shume i rendesishem per Shqiperine dhe per mbeshtetjen qe vendi yne pret nga Amerika. Ai tha se i premtoi shefes se diplomacise amerikane, Klinton, se nga pozicioni i tij, ne krye te qeverise do te bente te gjitha perpjekjet qe zgjedhjet e ardhshme ne vend, te zhvilloheshin te lira dhe te ndershme. "Ky takim ishte nje rast i shkelqyer per mua, per te siguruar Sekretaren e Shtetit se zgjedhjet e ardhshme do te jene zgjedhje te lira dhe te ndershme. I sigurova se do te kerkojme vezhgues nga SHBA dhe nga shtetet e tjera te bote,s per te monitoruar keto zgjedhje", deklaroi kryeministri Berisha per mediat. Berisha tha se kishte biseduar me Sekretaren Amerikane te Shtetit edhe per ligjin e lustracionit, gje te cilin e ka pohuar dhe vete zv.ndihmesi i saj, Stuart Jones. "Ceshtja e ligjit te lustracionit u ngrit ne takim. Sekretarja Klinton pyeti per te dhe z.Berisha e siguroi ate se, nuk do te kete nje gjueti shtrigash, por do te ndiqen te gjitha proceset kushtetuese dhe qeveria nuk do te nderhyje ne kete proces. Ne nuk i beme ndonje sugjerim kryeministrit lidhur me kete ligj, por ai vete na dha sigurimet, te cilat ne i mirepresim", tha Jones. "I sigurova dy gjera, se pari nuk do te perdoret per gjueti shtrigash per te penguar kundershtaret politik. Se dyti, se cdo gje do te zhvillohet sipas rregullave te shtetit ligjor", tha Berisha. Ne takimin e zhvilluar me Klinton, kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia do t'i shtonte trupat e saj ne Afganistan, per te arritur ne 350 te tille. Fatjona Mejdini
350 Oficere Pritet te jete numri ne total i perfaqesuesve te Shqiperise ne Afganistan. Duke qene se Amerika do te perforcoje luften e saj kunder terrorizmit ne kete vend dhe vendosjen e demokracise, atehere Shqiperia si aleate do te jape kontributin e saj.
2 Arsye Paraqiti kryeministri Berisha ne lidhje me zbatimin e ligjit te lustracionit. Sipas kryeministrit Berisha, ky ligj eshte i rendesishem per faktin se ai nuk synon hakmarrjen politike dhe se te prekurit mund t'i drejtohen gjykates, deri ne Strazburg.
Gazsjellesit
Kryeministri Berisha diskutoi diten e djeshme me sekretaren amerikane te shtetit edhe per gazjellsat e rajonit, te cilet kishin mundesi te mire per te kaluar edhe permes Shqiperise. Berisha tha se kjo ceshtje mes paleve, do te vazhdonte te diskutohej.