Valuta dhe kambiumi, zigzaget mes tyre
Zhvillimet e vrullshme ekonomike dhe financiare te vendit, i kane dhene shtysen e tyre edhe ecurise se sistemit financiar. Te gjithe jemi deshmitare te rritjes se panderprere te tij ne numer institucionesh, ne numer produktesh, ne kualitetin e sherbimeve si dhe ne shtrirjen gjeografike te tij. Ndermjetesimi financiar ka ardhur ne rritje duke mundesuar kalimin gjithnje e me efektiv te fondeve te lira ne drejtim te financimit te nevojave te ekonomise. Ne kete kendveshtrim, gjykoj se edhe segmenti qe ju perfaqesoni ka luajtur rolin e tij te rendesishem. Per shume vite me radhe jemi munduar te transferojme aktivitetin e kembimeve valutore nga kanalet informale ne ato formale. Ky proces ka pasur zigzaget e veta. Megjithate, me vjen mire te deklaroj se keto vitet e fundit zhvillimet kane qene shume pozitive ne kete drejtim. Qe prej vitit 2000, numri i subjekteve qe kryejne veprimtarine e kembimit valutor eshte 10-fishuar. Banka e Shqiperise ka emetuar 227 licenca per zyra te kembimit valutor, me nje shtrirje territoriale gjitheperfshirese. Vetem ne periudhen qershor 2007-dhjetor 2008 jane paraqitur dhe eshte dhene miratimi per 136 raste licencimi te zyrave te kembimit valutor. Behet fjale per momentin kur Banka e Shqiperise adoptoi nje grup rregullash me liberale ne ushtrimin e aktivitetit valutor, vecanerisht ne drejtim te kapitalit minimal te kerkuar.
Takimi i sotem eshte i pari qe Banka e Shqiperise zhvillon me ju por ai eshte ne vazhden e takimeve qe ne kemi zhvilluar me aktore te tregut, me perfaqesues te bankave te nivelit te dyte si dhe me grupe te tjera te interesit, qe cilet jane te interesuar dhe kane mundesine te ndikojne ne realizimin e ketyre objektivave.
Banka e Shqiperise vazhdimisht ka vleresuar tregun e kembimeve valutore si tregun me te zhvilluar ne vend, shprehje kjo jo vetem e forces se iniciatives se lire te tregut por edhe e ekzistences se nje ambjenti me konkurrues ne te. Ajo vlereson me kenaqesi se, zyrat e kembimit valutor kane luajtur dhe luajne nje rol te pazevendesueshem ne zhvillimin dhe ecurine e tij. Pavaresisht, rritjes se peshes se tregut nderbankar dhe rolit gjithnje e me te madh qe, bankat e nivelit te dyte po luajne ne gjenerimin e likuiditetit dhe percaktimin e cmimit ne kete treg, Banka e Shqiperise vazhdon ta shohe si te nevojshem rolin tuaj ne rritjen e eficiences se metejshme ne menyren e funksionimit te tregut valutor.
Duke mos u fokusuar per momentin ne faktoret strukturore te ekonomise shqiptare, te cilet bejne te nevojshem ekzistencen e nje pjese te tregut valutor edhe ne formen e cash-it, Banka e Shqiperise e sheh kete role ne funksion te pozicionimit tuaj si ndermjetes te rendesishem midis veprimtarise ne cash dhe asaj qe zhvillohet ne sistemin bankar. Ne kete aspekt, nuk do te lija pa permendur edhe detyrimin qe ju keni, ne drejtim te zbatimit me rigorozitet te ligjit per pastrimin e parave.
Ne vendin tone zbatohet regjimi fleksibel i kursit te kembimit gje qe do te thote se jane forcat e tregut ato qe percaktojne nivelin e tij. Sjellja juaj ka ndihmuar qe ne kete cmim, te reflektohet ne menyre te vazhdueshme kerkesa dhe oferta per kete mall duke menjanuar rrezikun e mosperputhjes se cmimit me kushtet e tregut ne pergjithesi, si dhe me kushtet makroekonomike ne vend. Gjithashtu, po ne kete kuader, dua te theksoj si pozitive sjelljen tuaj ndaj pozicionimit te flukseve te ardhme te kerkeses dhe ofertes per valute, vecanerisht ne periudha kritike te tregut qe lidhen me sjelljen sezonale te kursit te kembimit si nje sjellje racionale, qe ndihmon ne uljen e volatilitetit te kursit te kembimit.
Ne vijim te sa u tha me siper, Banka e Shqiperise do te ishte mjaft e interesuar te informohej per opinionet tuaja ne lidhje me funksionimin e tregut, ndryshimet pozitive apo negative qe kane ndodhur ne vitet e fundit, marredheniet e zyrave te kembimit me bankat e nivelit te dyte brenda kuadrit te konkurrences dhe perfitimit te dyanshem.
Banka e Shqiperise shpreh gatishmerine e saj per te ofruar trajnime qe kane si objekt produkte te ndryshme qe mund te tregtohen ne tregun e brendshem valutor. Si hap i pare ne kete drejtim, mendojme te trajtohen veprimet forward te cilat do t'i sherbejne me mire zbutjes se efekteve sezonale te sjelljes se kursit te kembimit si dhe mbrojtjes ndaj levizjeve te padeshiruara te kursit te kembimit. Duke evidentuar natyren e pergjithshme, por mjaft te rendesishme te problematikave te siperpermendura, nje moment tjeter qe do te donim te ndanim me ju eshte situata aktuale e ekonomise. Efektet psikologjike ne ecurine e kursit te kembimit jane nje faktor tejet i rendesishem. Duke marre shkas nga kriza boterore aktuale Banka e Shqiperise, duke vleresuar pozicionin tuaj per te gjeneruar informacion si nga bizneset ashtu edhe nga publiku ne pergjithesi, do te ishte e interesuar per opinionet tuaja, madje do te mirepriste sugjerimet tuaja per forma te mundshme te gjenerimit te ketyre opinioneve ne menyre periodike.
* Nga fjala e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, mbajtur dje ne takimin me drejtues te Agjencive te Kembimeve Valutore