E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: KQZ, gati per zgjedhje me standarde

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne mbledhjen e pare te zhvilluar dje, shprehu gatishmerine per fillimin e pergatitjeve per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Gjithashtu institucioni i menaxhimit te zgjedhjeve zgjodhi Deshira Subashin, si nenkryetare te ketij Komisioni. Ne fjalen e tij te mbajtur gjate mbledhjes, kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, shprehu besimin se megjithese vendi ndodhet me pak se pese muaj, nga data e zgjedhjeve, do te mund te kthejne faktorin kohe ne favorin e tyre. "KQZ-ja ka nje mision te percaktuar qarte sa i takon administrimit, zhvillimit dhe certifikimit te rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve dhe ne kete kontekst, duhet dhe do te bejme maksimumin tone per te bere realitet deshiren e cdo shqiptari: Zgjedhje te lira, te ndershme, konform te gjitha parametrave nderkombetare, por mbi te gjitha te pakontestuara prej askujt", theksoi Ristani. Sipas tij, edhe pse per te gjithe, fraza e mesiperme ndoshta tingellon paksa, si nje retorike e "lodhur", shprehu bindjen e tij dhe te kolegeve ne ate panel, se ata duhet dhe do te mund ta shnderrojne ne realitet kete aspirate kombetare. "Nga ky moment, vemendja jone do te fokusohet ne perballimin jo vetem te volumit te punes qe duhet te kryhet, ne sensin administrativ per organizimin e zgjedhjeve parlamentare, por dhe implementimin per here te pare te sistemit proporcional dhe detyrave te reja qe na percakton Kodi Zgjedhor", u shpreh kryetari i ri i KQZ-se. Ne fjalet e saj nenkryetarja Subashi u shpreh se KQZ-ja do te punoje, duke zbatuar kodin zgjedhor per zgjedhje me standarde. "Anetaret e KQZ-se do te punojne me konsensus per te arritur rezultate. Bashke me zotin Ristani shpresojme te organizojme zgjedhje te lira dhe te ndershme", theksoi perfaqesuesja e Partise Socialiste.

Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›