E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fund urrejtjes e interesit nepotik"

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, takimin e pare paraelektoral e filloi me premtimin per nje levizje pa viza, ne nje shtet ku sipas tij, aktualisht te rinjte kane me pak mundesi levizjeje nga nje banor koreane-verior. Nderkohe ka kerkuar nje politike te re qe do te jete "fundi i nje urrejtje ndaj njeri tjetrit, eshte renia e barrikadave te interesave nepotike'. Ky ka qene konstatimi i kryesocialistit gjate celjes se takimit te rrjetit te vullnetareve te Partise Socialiste ne Vlore. Tashme per partine me te madhe ne opozite fillojne dhe takimet neper rrethe te ndryshme te vendit. Kryetari i selise roze falenderoi te pranishmit, te mbledhur mbremjen e djeshme ne teatrin "Petro Marko", dhe tha se me ardhjen e tyre, deshironin te hapnin nje kapitull te ri te politikes se qytetareve, duke u bere vullnetare te ndryshimit, zedhenes te nevojes per ndryshim, lajmetare te rruges se ndryshimit. "Ju falenderoj per mbeshtetjen e per kurajen e jashtezakonshme qe me jepni, duke u vene ne dispozicion te endrres se parealizuar te Shqiperise Evropiane dhe duke shperndare kudo frymen e politikes se re te Partise Socialiste", i tha mbeshtetesve Rama. Sipas tij, ka vite qe politika vetem flet per injorancen, varferine, korrupsionin, nderkohe qe varferia per dite e me shume po zapton vatrat shqiptare. "Njolla e zeze e analfabetizmit zgjat harten e vet ne trojet shqiptare, mungesa e sigurise shfaqet dite pas dite, ne nje kohe kur pushteti shfaqet si arbitraritet kercenues ndaj cdo lloj konkurrence", theksoi para qytetareve te Vlores kryesocialisti. Sipas Rames, keto interesa kane per tutor kryeministrin e Shqiperise, ate qe e votuan per duart e pastra dhe pas 142 ditesh do ta largojme. "Eshte koha qe cdo i ri te afrohet, te mos lere vendin bosh ndaj kesaj perpjekjeje per ndryshim.", u beri thirrje per ndryshim qytetareve, kryetari i selise roze. Ne perfundim te fjales se tij, ai vuri theksin se zgjedhjet e ketij viti jane nje mundesi e jashtezakonshme per te bere nje histori. Ai tha se eshte momenti per te kaluar pertej te majtes dhe te djathtes, per te arritur ndryshimin qe nuk u be keto 18 vjet. "Nuk duam fitore, te ndryshojne disa e te vijne disa te tjere, por te ndryshojme politiken e vjeter ne favor te qytetareve. Ne nuk pretendojme per nje fitore per te futur ne sallen e kuvendit 71 deputetet tane, por ta kthejme nga arena e ndasive e sharjeve, ne arene te luftes drejt progresit", perfundoi Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›