E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza globale dhe distanca me Shqiperine

Kriza ekonomike boterore jo vetem nuk e duk se preku Shqiperine vitin qe u mbyll, por rritja ekonomike eshte me e madhja e regjistruar. Ndersa shkaku me i perfolur per mosprekjen e ekonomise shqiptare "kuotohet" te jete lidhja e dobet e ekonomise sone me ate nderkombetare dhe mungesa e tregjeve financiare te zhvilluara. Por e verteta e plote qendron krejtesisht ndryshe. Rolin kryesor ne mbajtjen larg te krizes ekonomike boterore ne Shqiperi e ka luajtur qeveria aktuale me reformat e saj "te koinciduara" pikerisht ne kohen kur duhet te ishin ndermarre nga vendet e zhvilluara per te mos patur problemet e sotme.

Qeveria britanike midis masave te tjera me injektim te miliarda paundeve ne ekonomi si emergjence, po ul TVSH-ne dhe taksa te tjera si mase me efekt jo vetem afatshkurter, per rigjallerimin e ekonomise. Politiken fiskale te mbeshtetur ne uljen e taksave, tatimeve dhe sigurimeve per subjektet dhe operatoret ekonomike ne Shqiperi, qeveria shqiptare e aplikoi direkt pas ardhjes ne pushtet ne vitin 2005 dhe efektet e para u ndien qe ne vitin 2006. Kjo nderhyrje u shoqerua me kufizimin e ekonomise informale e cila ndikoi ne uljen e kostove artificiale te transaksioneve financiare. Varianti modern i informalitetit ekonomik, pra tregjet financiare te pakontrolluara ishin pikerisht shkaku kryesor i shperthimit te krizes aktuale boterore duke filluar nga Wall-Street-i amerikan. Ne uljen e kostove te biznesit ndikoi edhe liberalizimi i lejeve dhe licencave nga ana e qeverise me trysni edhe te pushteti vendor qe mbante peng sidomos lejet e ndertimit. Kriza e industrise imobiljare me keputjen e litarit te rritjes se cmimeve te blerjes, te qerave dhe te kredive te shtepive ishte edhe simptoma e pare e krizes ekonomike boterore.

Qeveria gjermane per te mbajtur gjalle kerkesen per mallra, sherbime dhe punesim, po lancon projekte te medha infrastrukurore si nje nga masat kryesore kunder krizes ekonomike. Qeveria shqiptare e ka patur prioritet vitet e fundit investimin ne sektorin publik dhe ka ndermarre projekte te medha ne rruge, porte, energjetike, shkolla, ujesjelles etj., si dhe ka nxitur projekte te tjera nga investitore te huaj e vendas. Megjithese nje vit me pare madje eshte kritikuar hapur nga FMN per tejkalim te parametrave ne deficitin buxhetor dhe investime, zbatimi i vullnetit politik te qeverise rezulton te jete nje mase anti-krize dhe stimul i rritjes ekonomike, duke u nisur nga shembulli gjerman i lartpermendur.

Ndersa qeverite e ekonomive kryesore te botes, SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, France, Japoni, Kine etj., tani te gjitha po nxitojne te financojne banka, ndermarrje shteterore dhe private, sektore jetike per prodhimin dhe punesimin si industria e makinave etj., qeveria shqiptare e ka perdorur kete mekanizem duke filluar dy vjet me pare subvencionimin dhe lehtesirat doganore e fiskale ne sektoret e saj jetike si bujqesia, blegtoria, subjektet eksportuese dhe importimi i makineri- pajisjeve. Dy-tre vitet e fundit, bujqesia dhe fshati kane permiresuar performancen si dhe ka rritur punen e shpresen.

Duke pare gjithe keta faktore te "brendshem" te cilet kane ndikuar ne mbajtjen larg te krizes boterore ne Shqiperi, duket se e humb vleren faktori i jashtem i globalizimit jo te madh te ekonomise sone. Por jo vetem kaq. Edhe ky argument ne vetvete ka deformimin e vet. Vetem sektori financiar shqiptar eshte pak me teper imun nga nderhyrja e kapitalit dhe transaksioneve te huaja. Ekonomia jone ne fakt eshte me teper e globalizuar se cilido vend i rajonit apo vend tjeter ne zhvillim. Ne jemi prej dhjete vjetesh, anetare te Organizates Boterore te Tregtise, e cila imponon rregulla te forta te politikave doganore dhe limiton subvencionimin e prodhimit vendas. Nga ana tjeter, jemi te prekur thellesisht prej importeve te larta nga ekonomite e zhvilluara kryesisht nga Italia, Gjermania e Greqia. Ekonomia jone eshte pjeserisht e varur nga remitancat e emigranteve ne vendet e zhvilluara, te cilat po ulen. Jemi thuajse plotesisht te hapur me rajonin per shkembime mallrash, teknologjish, sherbimesh, njerezish, kapitali. Impakti i te gjithe ketyre faktoreve globale patjeter qe ka ekzistuar dhe bash per kete arsye, rritja e madhe ekonomike dhe reformat ekonomike te qeverise me rolin e tyre marrin nje vlere me te madhe ne kete kohe krize boterore.

*MBA ne Menaxhment Nderkombetar, SHBA


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›