"Si po e ndryshoj imazhin e shqiptareve"

Per Giovanni Firera-n, konsullin e Nderit te Shqiperise ne Torino, "Shqiperia po i afrohet Bashkimit Evropian me hapa te shpejte". Nje prej personave qe ka kontribuuar me shume keto vitet e fundit per permiresimin e imazhit dhe jetes se shqiptareve ne Itali, ndodhet ne Shqiperi per misionin e radhes, nenshkrimin e nje marreveshjeje per njohjen e kontributeve te emigranteve shqiptare. Pikerisht per kete arsye, vetem pak kohe me pare, udhetoi drejt Italise, saktesisht rajonit te Piemontes, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i cili pati rastin te takohej edhe me Fireren. "Presidenti Topi eshte vertet nje nga ata persona qe po punojne maksimalisht, duke vene interesat e vendit perpara atyre personale, per te ndryshuar mentalitetin qe rendon mbi Shqiperine dhe shqiptaret", shprehet konsulli i Nderit, i cili nuk harron te permende si arritje faktin qe "emigranteve shqiptare u degjohet zeri me shume se emigranteve te kombeve te tjere". Me Firera-n ka udhetuar per here te pare drejt metropolit shqiptar edhe Leonardo Maiolica, Presidenti Kombetar i ACAI (Shoqata e Industrialisteve te Mesem te rajonit te Piemotes), firmetar ne marreveshjen e bashkepunimit per kontributet shoqerore. Projekte ambicioze presin te gjejne terren ne vendin tone, pasi sikurse permendin konsulli dhe Presidenti i ACAI, Maioilica, Universiteti Politeknik i Torinos dhe industrialistet ne rajonin e Piemontes, e kane pare me interes kontributin dhe investimin e tyre ketu.
Dr. Firera, ju keni vite qe punoni, duke kontribuuar pozitivisht per imazhin e emigranteve shqiptare. Na tregoni dicka me konkrete nga puna juaj?
Prej me shume se gjashte vitesh, une po kontribuoj per permiresimin e imazhit te Shqiperise, kjo permes raporteve strikte dhe institucionale me kulturen, universitetet, institucionet e pushtetit lokal dhe atij qendror. Pak muaj me pare, ne Torino te Italise ishte vete kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, per te nenshkruar nje marreveshje, e cila do te firmoset sot perfundimisht.
Cfare parashikohet per emigrantet ne kete marreveshje?
Ne rajonin e Piemontes, jetojne dhe punojne rreth 28 mije shtetas shqiptare, per te cilet tanime do te njihen kontributet e tyre, qe do te thote se ata do te mund te marrin me te drejte, sikurse u takon, pensionin e tyre ne nje moshe me te madhe. Ne po punojme qe shqiptaret te mund ta terheqin kete pension ose ketu, nese ata do te jene kthyer per te jetuar ne vendlindje, ose ne shtetin Italian, nese ata do te jene duke jetuar ende atje, ne nje periudhe te mevonshme. Ne fund te muajit shkurt, drejtoresha e Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi, Evelina Koldashi, do te vije ne Torino, per te vendosur me konkretisht per hapat qe do te ndermerren ne kete aspekt.
Ju jeni duke kontribuuar edhe ne sferen akademike dhe ekonomike te vendit tone?
Po, pikerisht sot une pata nje takim me rektorin e Universitetit Politeknik ne Tirane, Jorgaq Kacani, me te cilin rame dakord per zgjerimin e bashkepunimit te ketij fakulteti me Universitetin Politeknik te Torinos. Ju duhet te dini qe ne Torino ndodhet Universiteti Politeknik me i famshem ne Evrope. Bashkepunimi ne kete sfere do te synonte qe studentet shqiptare mund te vijne ne Torino, ne kuader te kartes se Bolonjes, e po keshtu, edhe shume docente te vijne te specializohen ne Itali. Qellimi yne eshte qe te krijohet nje terren qe Shqiperia te mund te behet pike referimi, nje vend model, per shtetet fqinje, si Mali i Zi, Maqedonia dhe gjithe Ballkani. Pritet qe ne mes te muajit mars, te vije ne Shqiperi edhe kreu i fakultetit te Jurisprudences ne Torino, per te vijuar projektet me konkretisht ne fushen akademike.
Nderkaq, cfare marreveshjesh jane nenshkruar ne fushen ekonomike?
Duhet te dini se 6 mije industrialiste te vegjel te shoqates ACAI (shoqata e industrialisteve te mesem ne rajonin e Piemontes ne Itali), se bashku me shume industrialiste te vegjel, pjese e CNA (shoqata e industrialisteve te vegjel, po ne rajonin e Piemontes ne Itali), jane duke pare mundesite per te investuar ne Shqiperi. Nje pjese e tyre kane ardhur dhe po vleresojne seriozisht nderhyrjen ne vendin tuaj.
Ju jeni konsull Nderi i Shqiperise ne Torino, qe prej vitit 2003. Si e keni gjetur ju asokohe situaten e emigranteve shqiptare?
Emigrantet shqiptare ishin te percare disa vite me pare, ndaj duhet theksuar se situata ka ndryshuar dukshem. Te gjitha keto marreveshje e projekte qe po ngrejme, jane ne dobi te shqiptareve, sepse qellimi yne eshte qe te kontribuojme me sa mundesi qe kemi per te ndihmuar qytetaret shqiptare qe kane emigruar ne Itali. Ne lidhje me punen time, une po ju them vetem dicka: jane rreth 54 konsuj ne rajonin e Piemontes, por me rastin e festimeve per Vitin e Ri Kinez, qe ishte pak dite me pare, konsulli i Kines me ftoi vetem mua mes te gjithe konsujve te tjere, dhe une besoj se e ka bere kete pikerisht per shkak te punes qe une kam bere per emigrantet shqiptare. Po ju them me bindje se emigranteve shqiptare u degjohet zeri me shume se gjithe emigranteve te tjere ne rajonin e Piemontes.
Mund te na tregoni ndonje ndodhi interesante me emigrantet shqiptare?
Ne nje prej shkollave qe ndodhen ne kete rajon, pikerisht ne liceun ekonomik "Quinino Sella", mesonte edhe nje i ri shqiptar qe quhej Geri Shatku. Fatkeqesisht, 18-vjecari Shatku, i cili ishte nje i ri i talentuar ne drejtimin e futbollit, humbi jeten ne 2 prill te vitit 2008 per shkak te nje semundjeje te rende. Po ju them se sot e kesaj dite, librat dhe fletoret ne kete shkolle kane nje kopertine, ne te cilen ndodhet edhe Geri, me qellim qe te nderohet nga shoket kujtimi i tij. Kjo nuk eshte pak, apo jo? Me kete doja t'ju tregoja se imazhi i emigranteve shqiptare ka ndryshuar ne menyre esenciale.
Cfare do te behet me ata shqiptare qe punojne ne te zeze?
Ne Itali, policia dhe ligjet jane shume strikte, sidomos me ata pronare qe punesojne emigrante ne te zeze. Ata detyrohen t'u paguajne kontributet te gjithe punonjesve te tyre, nuk ka leshime. Ne kete kuptim, duke marre parasysh edhe luften ndaj emigracionit klandestin dhe legalizimit te shqiptareve qe ndodhen sakaq ne Itali, mund te them se ky fenomen eshte duke u shuar. Thuajse nje vit me pare, une isha nje nga ata persona qe ngrita gishtin dhe denoncova fenomenin e emigranteve shqiptare e marokene qe kane vdekur ne pune, sidomos ne sektorin e ndertimit,
Duket se ju i doni shume shqiptaret, apo jo?
I dua me te vertete, me besoni. Une dua t'i bej te gjithe emigrantet shqiptare te ndihen krenare per origjinen e tyre. Une ne fakt, i kam vuajtur ne kurrizin tim te gjitha vuajtjet dhe peripecite e tyre, pasi kam qene i diskriminuar per shkak se vija nga Sirakuza e Sicilise, nje vend qe mbahet edhe sot e kesaj dite si larg emancipimit te veriut te Italise. Ne kete menyre, kam vene ne jete eksperiencen time per te permiresuar marredheniet me Shqiperine dhe shqiptaret.
Shqiperia aspiron te behet se shpejti pjese e Bashkimit Evropian. Cili mendoni ju se eshte ai faktor qe na le neve me shume pas?
Se pari, Shqiperia duhet t'i afrohet Evropes, per sa i perket mentalitetit. Italia eshte bere shtet modern pas Luftes se Dyte Boterore, vetem ngaqe disa burra shteti ngriten interesat e vendit mbi interesat e tyre. Mendoj se pikerisht edhe Shqiperise i nevojitet kjo gje, te kete njerez qe punojne me shume per vendin e me pak per veten e tyre. Une pata personalisht rastin te njoh nje prej ketyre burrave, presidentin tuaj, Bamir Topin, i cili kur erdhi ne Torino pati rastin te percoje nje imazh shume pozitiv per te gjithe emigrantet qe ndodhen atje. Se fundmi, jam i mendimit se te dyja shtetet, pra Shqiperia dhe Italia, duhet te shkurtojme distancat, jemi njekohesisht kam afer dhe kaq larg.