E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha i përgjigjet Gjykatës së Apelit: Deklarata politike të diktuara nga Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Gjykatës së Apelit të Tiranës, që i konsideroi ‘presion’ akuzat e Komisioni të Rithemelimit ndaj gjyqtarëve të saj, lidhur me pranimin e kërkesën së Enkelejd Alibeajt për rrëzimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit. Me një postim në Facebook, Berisha e konsideron reagimin e gjykatës si deklaratë politike, dy orë para se të hidhet shorti për gjyqtarin që do të shqyrtojë kërkesën e Rithemelimit, për të mos pranuar ankimimin e bërë nga Alibeaj.

“Deklarata e parë në historinë e botës! Të dashur miq,  prej tre javësh, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit gjatë të cilave Gjykata e Tiranës nuk i dha PD një kopje të vendimit anti ligjor të gjykatëses Blerina Muça, e cila në kundërshtim flagrant me ligjin dhe me ndërhyrje antikushtetuese të Edi Ramës dhe Guvernatores Kim (sic e pohoi ajo vete) shpalli palë ata që kurrë nuk kanë qenë palë  Këtë vendim antiligjor kjo gjykate e dërgoi sot në Apel, përsëri duke mos ia dhënë vendimin PD, e cila ishte palë e vetme në proces. Por ky akt antiligjor në një rast unik në historinë e Shqipërisë dhe të botës, shoqërohet nga një deklarate politike e gjykatës se Apelit publikuar dy orë para se sa të hidhet shorti për gjyqtarin që do të shqyrtonte çështjen”, shkruan Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, deklarata Gjykatës së Apelit i është diktuar nga kryeministri Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit se po ndërhyn në punët e drejtësisë.

“Kjo deklaratë që asnjëherë nuk është bërë në paradhënie nga ndonjë gjykatë, as ne diktaturë, dëshmon në mënyrë të pakundërshtueshme:

1- ndërhyrjen e turpshme dhe diktimin e një deklarate të tillë gjykatës nga Edi Rama, e cila tregon përpjekjet e tmerrshme për ndikimin në drejtësi.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë ndërhyrje brutale në punën e gjykatave, rikujtojmë se një deklarate e tillë nuk është bere as kur Alibasha sulmoi egër gjykatësin e gjykatës së Tiranës, një dite para se të vendoste për kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit 2021 të PD”, përfundon reagimin e  tij Berisha.

Referuar deklaratës së 15 majit të drejtoreshës së Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, e cila tha se  tha se Gjykata e Tiranës po ndjek praktika abuzive dhe se në vendimet e saj ka ndërhyrje të paligjshme lidhur me çështjet drejtuese të PD-së, Apeli reagoi duke i konsideruar akuzat si përpjekje për presion.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›