E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i përgjigjet Lavrovit: Është bërë gabim në përkthim

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas të cilave po tentohet të krijohet Shqipëria e madhe.
Nga Kosova, kreu i qeverisë shqiptare tha se shpresonte që përkthyesit rus të kishin bërë gabim në përkthim, sepse tij ato që ka thënë Lavrov nuk janë reale.
Mediat kosovare njoftojnë se Berisha i bëri deklarat e tij gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it Markus Bentler. Berisha ka lënë të hapur mundësinë që trupat shqiptare të marrin pjesë në misionin e NATO-s në Kosovë, por sipas tij një herë për një herë kjo nuk është në interes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›