E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad: Bisedimet e Gjenevës, hap përpara

Pas bisedimeve të Gjenevës kanë ardhur reagime të menjëhershme nga Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad. Ai i ka përshkruar si "hap përpara" bisedimet e javës së shkuar në Gjenevë ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, lidhur me programin kundërthënës bërthamor të Teheranit.
Mediat zyrtare cituan Presidentin Iranian Ahmedinexhad të ketë thënë se ai shpreson për "bashkëpunim konstruktiv për t'i zgjidhur të gjitha çështjet e jashtzakonshme globale".
Të martën, zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni dhe aleatët e tij janë të gatshëm të vendosin sanksione më të fuqishme ndaj Iranit, nëse bisedimet rreth programeve bërthamore dështojnë.
Stjuart Levei, nënsekretar i Departamentit të Thesarit për terrorizëm, i tha Senatit se SHBA-ja po përpiqet të marrë sa më shumë mbështetje ndërkombëtare për sanksione të reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›