Feith: BE, e shqetësuar për cilësinë e qeverisjes në Kosovë
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feith ka deklaruar se Bashkimi Evropian është i shqetësuar për cilësinë e qeverisjes në Kosovë. Në një intervistë për BBC-në Feith ka theksuar se qeverisja në Kosovë duhet të fuqizohet edhe më shumë.
Sipas tij ka "ndërhyrje në procesin gjyqësor ndaj Grupit të Llapit", pas distancimit të një gjykatësi kosovar nga vendimi për dënimin e tre pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 13 vjet burg. Ndërkohë Feith ka lavdëruar edhe punën e qeverisë kosovare për integrimin e pakicës serbe përmes procesit të decentralizimit dhe ka shprehur bindjen se institucionet e vendit do të organizojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.