E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, sekuestrohen 27 kg heroinë

Policia maqedonase, në bashkëpunim me doganën dhe me shërbimin turk për luftën kundër drogës, në kuadër të aksionit "Bosfor 3", sekuestroi 27 kilogramë heroinë të cilësisë të lartë. Droga po transportohej nga Turqia me kamionin që drejtohej nga Abdirrahman Ismaili nga Shkupi, është zbuluar në terminalin doganor në Shkup dhe ajo ishte e fshehur në grumbullin e disa materialeve tekstile. Malli sipas policisë do kalonte tranzit në Kosovë dhe më pas në tregun e vendeve të Bashkimit Evropian. Policia deri tani nuk ka zbuluar porositësit e kësaj sasie të narkotikëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›