Presidenti Nishani dekoron kantautorin italian, Riccardo Cocciante
Për fituesen e The Voice of Italy” Elhaida Dani dhe për kantautorin e njohur Riccardo Cocciante kjo është dita e dytë e qëndrimit në Shqipëri pas suksesit në The Voice.

Kantautori Cocciante është dekoruar nga Presideti Nishani për mbështetjen që ka dhënë për këngëtaren, Elhaida Dani në këtë bashkëpunim të sukseshëm.

Elaida Dani dhe Ricardo Cocciante janë pritur edhe nga kryeministri Berisha. Kryeministri ka vlerësuar bashkëpunimin dhe suksesin e këngëtares nga shkodra Elhaida Dani në përkrahjen dhe profesionalizimin e Cocciantes.

“Elhaida tashmë e ka nisur rrugën e sukesit të saj dhe do të ketë një karrierë të sukseshme”-u shpreh gjatë takimit Cocciante.
Për Elhaida Danin simboli i çelsit Sol dhe monedha e argjendë e 100 vjetorit të pavarësisë, ndërsa për kompozitorin Riccardo Cocciante një Penë në argjend dhe monedhën e argjendtë të 100-vjetorit, ishin gjetjet e dhuratave të Kryeministrit.



Elhaida Dani është vetëm 20 vjec dhe është vlerësuar nga mediat italiane dhe kritikët e muzikës si zëri i Italisë, pasi ka konkuruar dhe fituar me 71% të votave në The Voice.

Suksesin, përvec zërit brilant, Elaida ia dedikoi bashkëpunëtorëve dhe të gjithë shqiptarëve.
Tashmë një fituese dhe e ngjitur me sukses në skenë, Elhaida kthehet në vendin e lindjes për të marrë urimet nga shkodranët.