Topi: ODHIR të njëjtat shqetësime me FRD, operon me 4 militantë partie
Kryetari i FRD-së Bamir Topi zhvilloi pasditen e sotme një takim me banorë të njësisë nr.3 të kryeqytetit ku bisedoi me ta mbi projektin politik të FRD-së. Z.Topi në fjalën e tij tha se FRD është një forcë politike e qëndrës së djathtë e cila do të rikthejë në parlament e qeveri vlerat e së djathtës.
Duke iu referuar raportit të ODHIR-it mbi situatën parazgjedhore kryetari i FRD theksoi:
ODHIR ndan të njëjtat shqetësime që FRD ka bërë prezente kohët e fundit: një KQZ të njëanshme, mungesë transparence dhe një kryeministër që e ka vënë adminsitratën në shërbim të fushatës së tij. Madje ai shtoi se është e pakuptimtë që KQZ vazhdon të operojë me 4 militantë të partisë në pushtet.
Duke folur për shkarkimet e fundit në Ministrinë e Mbrojtjes, z.Topi akuzoi drejtuesit e këtij dikasteri për mungesë serioziteti që me paratë e taksapaguesve përdorin helikopterë të ushtrisë për pushime nga biznesmenë dhe femra.
Turp për atë që ka rrënuar në këtë mënyrë institucionet shqiptare.- u shpreh kreytari i FRD-së.
Para banorëve ai tha me tej se: Kryeministri vazhdon të marrë tituj fisnikërie tiranase, si mund të nderohet një njeri që dy vjet më parë gjakosi bulevardin e Tiranës. Tirana, vazhdoi kryetari i FRD-së, është e jona, asaj i kane mohuar identitetin historik, por jo personalitetin për ti thënë kryeministrit ik se nuk na ke perfaqësuar asnjëherë.
Kryetari i FRD-së preku çështjen e karrotrecave e konsideruar si problem për qytetarët e Tiranës duke thënë se karrotrecat kanë urdhër që dy javë të mos i ngacmojnë qytetarët në rrugë për shkak të fushatës zgjedhore dhe pastaj ti rikthehen biznesit të karrotrecave.
Në përfundim Topi u bëri thirrje qytetarëve të mos shpërdorojnë të drejtën e tyre për të votuar.