E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, e zë trungu i pemës, humb jetën kryeplaku i fshatit Tunje e Re

Humb jetën aksidentalisht kryeplaku i fshatit Tunje e Re, në Gramsh. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku shtetasi Gëzim Hoxha, 50 vjeç ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale nga rënia e një trungu peme.

Burime nga Gramshi bëjnë me dije se Hoxha ishte duke prerë dru në mal në momentin që është zënë poshtë nga trungu i pemës, ku për pasojë mbeti i vdekur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›