Rama: Shqipëria në humnerë, qeveria u kthye në kompani që grabit prona
Korçë- – Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur sot në qytetin e Korçës ku ka zhvilluar një takim me banorët e Maliqit. Ai ka deklaruar se me fitoren e socialistëve ekonomia e vendit do të ndryshojë, ndërsa shtoi se qeveria po e çon vendin drejt humnerës. Ai tha se ajo është kthyer në një zyrë që abuzon me pasuritë e shqiptarëve.
Njësoj si në mesjetë shqiptarët, nuk kanë ujë për të vaditur tokat, për të pirë e për tu larë, por përmbyten sa herë bie shi. Unë nuk e di se çfarë përrallash tregon gjyshi me antiplumb këtu, por di që këtu në Maliq ka një përrallë, ajo e kënetës së famshme që ne kur ishim të vegjël e dëgjonim si një përrallë të kohëve të lashta. Sot është kthyer dhe çdo ditë nxjerr kurrizin e saj duke u shtrirë në fushën e begatë të Maliqit. Sepse kjo qeveri që i thotë vetes qeveri e Republikës së Shqipërisë, është një kompani private që bën biznes me pronat dhe pasuritë e shqiptarëve,- deklaroi Rama.
Më tej ai i është kundërpërgjigjur kryeministrit edhe mbi deklaratat mbi NATO-n, duke thënë se anëtarësimi u bë nga SHBA-ja dhe qytetarët, ndërsa shtoi se kjo i përket mandatit të shkuar dhe jo këtij aktual.
Shqipëria është bërë adheu i varfërisë dhe i pamundësisë, sepse nuk ka shtet. Shqipëria është vedi që i ka të gjitha për të jetuar në begati, por kur vendi udhëhiqet nga qorra dhe shurdhër që nuk kan sy të shikojnë plagët e popullit, skanë veshë të dëgjojnë shpresat dhe ëndrrat, atdheu humbet. Siç ka humbur këto vite potenciale, shpresa dhe ëndrra. Saliu thotë, NATO NATO. Pyetja është kur hyri Shqipëria në NATO, këto katër vite apo vitin që shkoi? Po pse sa herë që ka zgjedhje do thuash që e fute Shqipërinë në NATO? Duke thënë dy gënjeshtra, në NATO nuk i fute zotrote, e futën SHBA-të dhe partnerët tanë falë këtij populli që e meritonte të ishte pjesë e NATO-s. Për NATO-n e ke bërë një herë një fushatë, sa herë ke për të thënë. Pse nuk thua ndjesë që vrasjet dhe plagosjet u katërfishuan?- vijoi Rama
Ai u shpreh se me të adhur në pushtet do të ulen taksat për ushqimet bazë, siç është kosi, mielli, qumështi, vaji apo buka. Ai tha se është e pandershme që ai që ka më pak të paguajë më shumë.