E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnje zyrtar i larte nuk eshte denuar per vepren e korrupsionit

Shifrat Gjate viteve te fundit numri i te denuarve per kete veper eshte rritur shume pak

Shqiperia nuk mban statistika te rregullta mbi denimet e formes se prere neper gjykata por te dhenat e pakta te disponueshme verehet se numri i te denuarve eshte rritur nga shume pak ne pak nderkohe qe Ministria e Drejtesise nuk raporton te dhena mbi masen e denimeve te marra. Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se i ka mbushur burgjet me te korruptuar por nuk dha burim per kete informacion. Projekti Open Data i cili grumbullon statistika zyrtare raportoi pak kohe me pare se per veprat penale te lidhura me korrupsionin mes viteve 2004 dhe 2009 ka 672 te denuar por nuk ka asnje te dhene per masat e denimit. Gjate viteve te fundit numri i te denuarve eshte rritur por fakti mbetet se te gjitha procedimet penale te profilit te larte ku jane vene nen akuze disa ministra kane perfunduar me deshtim te plote me procedure gje qe do te thote se te akuzuarit nuk jane perballur fare me akuzat.

Nderkohe eshte gjithashtu i mirenjohur fakti se qe nga viti 2002 asnje zyrtar ne rang zevendesministri nuk eshte denuar ne forme te prere ndersa qe nga koha e komunizmit asnje minister nuk eshte denuar.

Open Data e cila perpiloi te dhenat duke perdorur raportime te ndryshme nga Ministria e Drejtesise veren defekte te medha metodologjike te cilat e bejne te veshtire krijimin e nje panorame reale te ecurise se denimit te veprave penale. 
Me gjithe perceptimin e larte per korrupsionin ne drejtesi nepermjet gjyqtareve prokuroreve dhe funksionareve te tjere te drejtesise numri i procedimeve per tri figura veprash penale te perfshira ne seksionin perkates eshte vetem 1 autor dhe 1 ceshtje. Keshtu per nenin 319 korrupsion aktiv i gjyqtarit prokurorit dhe funksionareve te larte te drejtesise nuk kemi asnje rast te proceduar me ceshtje gjyqesore ne keto gjashte vite. Ndersa per nenin 319/a Korrupsion pasiv i gjyqtarit prokurorit dhe funksionareve te larte te drejtesise kemi vetem nje ceshtje gjyqesore te shenuar ne 2009-n me vetem nje autor te denuar. Edhe neni 324 paragrafi 2 Dhenia ndihme nje te burgosuri per largim me subjekt personin ne detyre nuk ka shenuar ndonje rast ne ceshtje gjyqesore thote raporti i Open Data.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›