E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i shpreh Presidentit Bush dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara mirënjohjen më të thellë për certifikimin e Protokolleve të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kryeministri Berisha i shpreh Presidentit Bush mirënjohjen më të thellë për dy mesazhet e rëndësishme, që ai i dërgoi senatit në datë 21 nëntor 2008, me anë të të cilave, Presidenti Bush certifikon se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO do të sjellë veçse efekte pozitive për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sigurinë e saj. Në këto mesazhe, Presidenti Bush i konfirmon Senatit, se hyrja e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO nuk do të ndikojë aspak në aftësitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmbushur kërkesat në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë jashtë zonës Euroatlantike, si dhe inkurajon vendet aleate të mbyllin sa më shpejt procedurat e ratifikimit të Protokolleve të Anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO. Qeveria Shqiptare i vlerëson këto mesazhe të Presidentit Bush si një shprehje tjetër e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe e miqësisë dhe solidaritetit të ngushtë që ekziston midis kombit shqiptar dhe kombit të madh mik amerikan. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›