E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mes traditës dhe të ardhmes", panair në Shkodër

Rreth 50 gra malësore të lagjes periferike "Mark Lulaj" në qytetin e Shkodrës, prezantuan dje në panairin "Mes traditës dhe të ardhmes" prodhimet e tyre ushqimore, artizanale, etnografike dhe kulturore. Ky panair u organizua me iniciativën e qendrës së gruas "Hapat e Lehtë", me financim të Ministrisë së Jashtme italiane dhe e mbështetur nga bashkia e Shkodrës. "Qëllimi i këtij aktiviteti ishte shfaqja e vlerave të komunitetit të grave malësore të lagjes periferike "Mark Lulaj", aty ku janë sistemuar pjesa më e madhe e familjeve, që kanë zbritur nga zonat malore të Shkodrës gjatë periudhës së viteve të fundit", tha drejtuesja e qendrës së gruas "Hapat e lehtë", Alketa Kabashi "Qendra jonë ka hapur në këtë lagje periferike një filial polivalent të saj me qëllimin për të kontribuar në zbutjen e fenomeneve negative sociale, duke përdorur instrumente të ndryshëm siç është aktiviteti i sotëm", theksoi zonja Kabashi. Panari "Mes traditës dhe të ardhmes" u shoqërua edhe me një program të pasur artistik me interpretime të artistëve malësorë, valle, poezi, si dhe një sfilatë veshjesh etnografike. Ky është panairi i dytë që organizohet nga qendra e gruas "Hapat e lehtë", duke pasur në vemendje të tij shfaqjen e vlerave të këtij komuniteti, si dhe mesazhin e një integrimi sa më të mirë në jetën e qytetit. Motoja e këtyre grave është që duke pasur gjithsecili pasuritë e veta, si dhe duke huazuar nga tjetri atë që është më e mirë dhe më e bukur, në një shkëmbim të mirëfilltë të vlerave të ndërsjellta me ato të qytetit, të arrijnë të bëhen pjesë e rëndësishme e komunitetit në sajë të një integrimi sa më të mire....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›