SHSSH: Të drejtat e fëmijëve, në fokusin e institucioneve të përkujdesit

Institucionet e përkujdesit të fëmijëve, veç përmirësimit të infrastrukturës së tyre, këtë vit i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë marrjes së masave për zbatimin e standardeve lidhur me procedurat e birësimit dhe marrjes së kujdestarisë ligjore të fëmijëve. Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) vlerëson se institucionet e përkujdesit për fëmijë në politikat e tyre e kanë vënë theksin në respektimin e të drejtave të fëmijëve, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe integrimin e tyre në jetën sociale. Këto institucione, në bashkëpunim me UNICEF-in, kanë hartuar në mënyrë të unifikuar modulet dhe formularët e vlerësimit të nevojave sociale, edukuese, shëndetësore të fëmijëve sipas grupmoshave dhe treguesve të çdo standardi dhe është bërë shpërndarja e tyre në gjithë rrjetin e institucioneve rezidenciale të fëmijëve për zbatim. Sipas SHSSH-së, edhe udhëzimi i dalë nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta mbi procedurat e pranimit të klientëve në institucionet publike dhe jopublike, në lidhje me kujdestarinë ligjore, është në zbatim për të gjithë institucionet. Për zbatimin e tij janë realizuar takime me përfaqësuesit e të gjithë institucioneve mbi trajtimin e problemeve të dala gjatë zbatimit, dhe plotësimin me të dhënat e duhura të data-baset e institucioneve të përkujdesit. Aktualisht 50% e institucioneve kanë filluar procedurat ligjore të marrjes së kujdestarisë së fëmijëve me vendim gjykate. SHSSH thekson se gjatë këtij viti, për herë të parë është realizuar dhe Regjistri Kombëtar me të dhëna mbi klientët në institucionet publike dhe jo publike për fëmijë. Në 55 institucionet ditore të përkujdesit trajtohen rreth 586 fëmijë, nga të cilët 285 fëmijë në institucione publike (53 ditore), dhe 354 në OJF-të....