E Hënë, 2 Nëntor 2026

IFC mbështet një investim të ri në industrinë e çimentos në Shqipëri

29.4 milionë Euro kredi dhe aksione për Antea Cement Paris, 20 nëntor 2008 – Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, nënshkroi një marrëveshje me Antea Cement sh.a. për ngritjen e një fabrike të re në veri të kryeqytetit, Tiranë. Antea Cement është degë e Titan Cement s.a., një kompani greke e prodhimit të çimentos. Investimi i IFC-së prej 29.4 milionë Euro do të mundësojë krijimin direkt dhe indirekt të 800 vendeve të reja të punës. Ky financim përbëhet nga 12.6 milionë Euro investim në aksione (20% të aksioneve të kompanisë) dhe një kredi prej 16.8 milionë Euro. EBRD (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) do të ofrojë gjithashtu një financim të ngjashëm në aksione dhe në kredi për këtë kompani. Antea Cement do ta përdorë financimin e IFC-së për ndërtimin e një fabrike çimentoje në veri të Tiranës me një kapacitet 1.5 milionë ton çimento të përzier në vit. Prodhimi do të furnizojë tregun vendas dhe do të mundësojë eksportin në Mal të Zi e Kosovë. Fabrika e re e çimentos do të hapë menjëherë 300 vende të reja pune edhe do të bëjë të mundur krijimin e 500 vendeve të tjera pune në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë. Kjo fabrikë do të plotësojë nevojat në rritje të vendit për çimento, gjysma e të cilave aktualisht sigurohet nga importet. Eksportet e çimentos nga Antea do të sigurojnë forcimin e lidhjeve tregtare me vendet fqinje. Dimitris Tsitsiragos, Drejtor i IFC-së për Departamentin e Sektorit të Prodhimit Global dhe Shërbimeve tha: “IFC ka kënaqësinë të mbështesë investimin e madh të Titan s.a. në Shqipëri dhe të kontribuojë në rritjen e konkurrencës dhe të standarteve të mjedisit në një industri që ka rol thelbësor për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit të banesave në vend. Ky projekt është një sinjal i fuqishëm për investitorët e tjerë privatë në vend dhe në rajon”. Rreth IFC Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Grupit të Bankës Botërore, kontribuon në uljen e varfërinë dhe përmirësimin e standarteve të jetesës. IFC mbështet rritjen e qëndrueshme ekonomike në vendet në zhvillim, duke mbështetur zhvillimin e sektorit privat, duke mobilizuar financime private dhe duke ofruar shërbime këshillimore për biznesin dhe qeveritë. Gjatë vitit fiskal 2008 investimet e IFC-së kapen shifrën totale prej 16.2 miliardë dollarë dhe shënuan një rritje prej 34% krahasuar me vitin e kaluar. Për më shumë informacion vizitoni ëëë.ifc.org. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›