Berisha i siguron stehim dhe jetë më të mirë romëve
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha dënoi sot aktin e dëbimit të rreth 45 familjeve rome dhe djegien e banesave të tyre, pak ditë më parë në periferi të Tiranës. Deklarata e kreut të qeverisë u bë sot gjatë takimit me një përfaqësi të komunitetit rom.
Takim, që siç tha kreu i qeverisë, e kishte kërkuar pasi e ka ndjekur në mënyrë konstante atë ngjarje shëmtuar, të papranueshme nga qeveria dhe nga shoqëria.
Përfaqësuesi i komunitetit rom në këtë takim, Ardian Nuredini, shprehu shqetësim për ngjarjen e ndodhur ndërsa tha se në atë zonë banonin prej 11 vjetësh dhe asnjëherë nuk kishin pasur probleme të tilla.
Kryeministri Berisha e siguroi atë se qeveria është angazhuar tashmë për strehimin e tyre dhe se do të bëj gjithçka që mbarë komuniteti rom në Shqipëri të ketë një jetë më të mirë.
(e.m/news24/BalkanWeb)