E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara e anglishtes UT perballe universiteteve private

Brenda javës që vjen universiteti i Tiranës, pritet të marrë një përgjigje nëse do të përfitojë një certifikim të gjuhës angleze nga kompanitë e njohura ndërkombëtare. Tashmë gara ka nisur madje ajo nga përfaqësuesit e arsimit të lartë është cilësuar dhe si agresive, pasi shumë universiteteve ju nevojitet  certifikimi i gjuhës angleze, një kusht ky për të mbaruar studimet master.

"Kjo është një garë e cila ka krijuar një lloj interesi nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Kuptohet që për vetë fizionominë që kanë universitetet private, agresiviteti i tyre shpesh herë është dhe pak më i madh nga aai i universiteteve publike. Këto janë certifikime të cilat cdo institucioni do i interesonte nga pikëpamja e prestigjit institucional e mbi të gjitha shërbimit  cilësor, dhe me kosto me të ulët", tha Ervin Demo, drejtor i marrëdhënieve me publikun në UT.

Përfaqësuesit e universitetit të Tiranës shprehen optimistit, madje thonë së janë dhe në avantazh nga universitetet private, për nga plotësimi i kushteve. "Institucionet ndërkombëtare të cilat lëshojnë certifikata të gjuhës angleze janë të interesuara të kenë një partnerë të besueshëm, të qëndrueshëm dhe pse jo dhe me një histori. Unë besoj që UT këto kushte i plotëson më së miri dhe kjo na jep një avantazh konkurrues në krahasim me institucionet private", tha Demo.

Në bazë të ligjit të arsimit të lartë të gjithë studentët që kanë filluar studimet master, që nga shatori i vitit të kaluar, duhet të mbrojnë edhe gjuhën angleze, nga një organizëm ndërkombëtar në te kundërt atyre nuk ju njihet cikli si i përfunduar.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›