E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 2 vëllezër ekzekutojnë me pushkë nënën e motrën

ELBASAN- Vrasje me armë brenda familjes. Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Elbasanit, kur u mor vesh se një 27- vjecar, i identifikuar si Leonard Lenkaj ka vrarë me armë nënën dhe motrën e tij, e më pas është vetëdorëzuar në polici.

Bashkëpunëtor në vrasje ai ka pasur të vëllanë, 24-vjecar Dritan Lenkaj, i cili u arrestua pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, tek të afërmit e tij.

Donika Lenkaj 60 vjece dhe vajza e saj 32-vjecarja Manjola Lenkaj janë gjetur të vdekura në banesën e tyre në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit. 66-vjecarja ishte e divorcuar nga i shoqi dhe jetonte me fëmijët e saj në banesën ku edhe janë ekzekutuar.

Sipas dëshmive të fqinjëve mësohet se marrëdhëniet brenda familjes ishin tepër të acaruara dhe vazhdimisht kishte sherre mes tyre.

Ndërsa të dhënat nga policia e Elbasanit sqarojnë se krimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe është marrë vesh sot rreth orës 13:00, kur 27-vjecari është vetëdorëzuar në polici. Dyshohet se të dy djemtë ishin përdorues të lëndëve narkotike, cka sillte edhe sherret e vazhdueshme në këtë familje. Ata dyshohet të kenë qënë nën efektin e drogës, në momentin e kur kanë kryer krimin e rëndë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›