E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, plagosen në aksident dy shqiptarë

ATHINË- Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmë në rrugën Lamia-Athinë në Greqi, ku për pasojë u plagosën 2 shqiptarë, njëri prej të cilëve shumë rëndë. Rreth orës 19,00, Citroen C5, i drejtuar nga një 29 vjecar shqiptar, i cili udhëtonte me një mikun e tij, humbi kontrollin në një kthesë, goditi një kamion që afrohej nga krahu tjetër i rrugës e më pas përplasi makinën me shkëmbinjtë anës rrugës.

Shoferi u plagos rëndë dhe mbeti i bllokuar për një kohë të gjatë brenda në makinë. Operacioni për nxjerrjen e tij ishte shumë i vështirë, por forcat e policisë dhe zjarrfikësve arritën ta nxjerrin dhe e dërguan me urgjencë në spital, ku mjekët thonë se është në rrezik për jetën.

Trafiku u ndërpre për disa orë, deri sa të plagosurit dhe mjeti i shkatërruar u larguan nga rruga, ku u radhë të gjata në të dy drejtimet.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›