E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushqime per te varferit skema e re e Sherbimit Social

Nga miratimi i një dite më parë, ne Parlament të disa ndryshimeve të bëra në ligjin për shërbimet e përkujdesit social, përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, edhe 2 grupe të tjera. Ndërkohë që drejtori i Shërbimit Social Shtetëror në një interviste për Albania Screen,  thotë se ështe hequr edhe kriteri moshë, për fëmijët jetimë.

"Janë viktimat e trafikimit pas daljes së tyre nga institucionet rezidenciale deri në castin e punësimit të tyre. Gjitashtu viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes është hequr. Edhe kriteri moshë përsa i përket fëmijëve jetimë. Ka qenë më pak 18-25, nëse nuk kanë të ardhura dhe nuk janë të punësuar ata do të trajtohen me ndihmë ekonomike", bën të ditur për AS, Mihal Naco, drejtor i Shërbimit Social Shtetëror.

Një ditë më parë në Parlament është miratuar edhe paketa ushqimore, për familjet në nevojë. Sipas ligjit, tashmë do të jenë njësitë e qeverisjes vendore ato që do të identifikojnë keto familje. Bashkite e komunat do te marrin rreth 3% te buxhetit të skemes së ndihmes ekonomike, e cila do te perdoret per nje trajtim te veçante. Ndërkohë viktimat e trafikimit do të përfitojne cdo muaj një shume prej 3 mije lekesh të reja.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›