E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten kredite e pakthyera kapin 14.5 %, klientët vështirësi në kthimin tyre

TIRANE- Bizneset dhe qytetarët po hasin vështirësi me kthimin e kredive. Niveli i huave të pakthyera ka pësuar sërish rritje gjatë këtij viti. Nga të dhënat e shoqatës së bankave rezulton se në janar 2011, ky tregues ka arritur në 14.5 për qind. Kundrejt një muaji më parë është shënuar një rritje prej 0.5 për qind. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, niveli i kredive të pakthyera është rritur me 2.9 për qind.

Ky tregues ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke u shndërruar në një shqetësim për bankar. Kjo tendencë tregon se klinetët që kanë marrë kredi, qofshin këta biznese apo individë kanë vështirësi financiare dhe nuk arrijnë t’i shlyejnë në kohë detyrimet ndaj bankave. Rritja e nivelit të kredive me probleme ka qenë edhe një ndër asryet e politikave të shtrënguara në kreditim që vazhdon të zbatojë sistemi bankar vendas.

Përballë rritjes së vazhdueshme të kerdive të pakthyera, banka e së Shqipërisë i ka kërkuar nga bankat që të zbatojnë rigorozisht kontratat me klientët dhe në bashkëpunim me përmbarimin të bëjnë sekuestrimin e kolateraleve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›