E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto-Pfanzelter Shqiperia ndihme per stabilitetin rajonal

Tirane 15 Nentor NOA - Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi sot nje takim me sekretarin e Pergjithshem te Nismes se Evropes Qendrore ambasadorin Gerhard Pfanzelter.

Gjate takimit bashkebiseduesit vleresuan bashkepunimin e shkelqyer te Shqiperise me Nismen e Evropes Qendrore.

Haxhinasto theksoi se pjesemarrja dhe roli aktiv i vendit tone ne kete nisme ka mundesuar realizimin e nje numri te madh projektesh bashkepunimi per zhvillimin dhe integrimin rajonal.

Gjate takimit u theksua angazhimi per te vazhduar punen ne drejtim te reformimit strukturor dhe fuqizimit te mekanizmave financiar te NEQ qe synojne te fokusohen ne promovimin e mbeshtetjen e reformave dhe ndihmojne integrimin e vendeve ne Bashkimin Evropian.

Ne perfundim Haxhinasto siguroi ambasadorin Pfanzelter per vazhdimin e rolit aktiv dhe bashkepunues te Shqiperise ne kuader te Nismes se Evropes Qendrore ne koordinimin e projekteve te perbashketa infrastrukturore si dhe ne rritjen e perfaqesimit te vendit tone ne strukturat e kesaj Nisme.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›