MPJ Levizje pa viza me Serbine

Tirane 15 Nentor NOA - Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti sot ne nje takim ambasadorin e Serbise ne Tirane Miroljub Zaric te cilit i konfirmoi punen per permbylljen e procedurave per nenshkrimin e marreveshjeve ne proces ne fushen e njohjes se diplomave levizjes pa viza transportit etj.
Ministri Haxhinasto vleresoi rendesine e madhe te ketyre marredhenieve per stabilitetin dhe zhvillim e rajonit duke shprehur edhe nje here angazhimin e qeverise shqiptare per avancimin dhe thellimin e dialogut politik shkembimit te vizitave ne nivel te larte dhe bashkepunimit per te gjitha ceshtjet me interes reciprok.
Ai pershendeti hapat e Serbise ne drejtim te integrimit evropian dhe mirepriti urimet per liberalizimin e vizave.
Haxhinasto vleresoi nder te tjera edhe rendesine e bashkepunimit ekonomik dhe shkembimet tregtare duke theksuar rendesine e mbajtjes se nje Sesioni te Komisionit te Perbashket Ekonomik.
n.e/NOA