E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doda: Bashkia e Tiranës ka punonjës sa tre ministri bashkë

Deputetja e PD-së, Mesila Doda, denoncoi dje fryrjen pa kriter të administratës së Bashkisë Tiranë. “Numri i punonjësve në Bashkinë e Tiranës sot është 3155, shifër kjo e barabartë me 3 ministri: Ministrinë e Ekonomisë, të Transportit dhe Ministrinë e Turizmit. Shpenzimet administrative të Bashkisë së Tiranës janë rreth 40% më të larta, krahasuar me bashkitë e tjera të mëdha të vendit: kjo ka shkaktuar ulje të investimeve, pesha e të cilave ra nga 37% në vitin 2008, në 28% të buxhetit për vitin 2010, duke rënë edhe poshtë mesatares së të gjithë bashkive e komunave të vendit. Rritja e peshës së shpenzimeve për pagat është një tjetër zhvillim negativ. Shpenzimet për pagat janë rreth 35% e buxhetit të Bashkisë, kundrejt vetëm 18% që zënë këto shpenzime në buxhetin e qeverisë”, - tha dje Doda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›