E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inauguron në Dibër 6 vepra publike, investime të buxhetit të shtetit

23-10-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha nisi sot një tur inaugurimesh në Qarkun e Dibrës. Berisha inauguroi 6 vepra publike, investime të buxhetit të shtetit, me vlerë 1 miliard lekë. Kryeministri Berisha e nisi vizitën me inagurimin e rrugës Ura e Qytetit - Zerqan, një investim me vlerë 137 milion lekë, gjatësi 6.5 km dhe gjerësi 4.5 m nga ndërtimi i të cilës përftojnë 6000 banorë si dhe të gjitha fshatrat e Komunës Zerqan. Ky segment rrugor fillon nga rruga nacionale Peshkopi – Tirane dhe përfundon në qendër të komunës Zerqan dhe shërben për transportin e produkteve bujqësore dhe blegtorale drejt tregjeve të zonës edhe për transportin e materialeve inerte dhe lendes drusore drejt qytetit të Bulqizes. Loti i I-rë ‘Maqellarë- Grazhdan” i rrugës Maqellarë - Peshkopi ishte një tjetër investim i inaguruar nga kryeministri Berisha. Ky aks rrugor me vlerë 60 milionë lekë, gjatësi 4.3 km dhe gjerësi 9 m do të shërbejë për lidhjen e banorëve të rrethit Dibër me rrugën e Arbërit dhe mund të konsiderohet pjesë integrale e kësaj vepre të rëndësishme. Më pas kryeministri Berisha ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e segmentit Rrugë Nacionale - Kovashicë, një investim me vlerë 18.5 milion lekë. Fshati Kovashice është fshati i 6-te i kësaj komune që lidhet me rrugë të asfaltuar me rrugen nacionale. Në komunën Kastriot u inagurua edhe përfundimi i punimeve për sistemimin e asfaltimit të rrugës së fshatit Kandërr, një investim me vlerë 26 milion leke dhe të rrugës së fshatit Sohodoll me vlerë 23 milon lekë. Loti i I-rë i rrugës Peshkopi – Kukës, përkatësisht aksi “Gryke e Gobenit – Perroi Kapsit” ishte vepra e fundit publike e inaguruar sot nga Kryeministri. Nga ky aks me vlerë 231 milion leke, gjatesi 9.80 km dhe gjeresi 7 m do të përfitojnë rreth 15 mije banore. Ky aks rrugor është pjesë integrale e korridorit të verilindjes. Asfaltimi i rruges ka shkurtuar edhe kohen e levizjes se banoreve, nga mbi një orë udhëtim që ishte më parë, tani qyteti i Peshkopise arrihet në rreth 20 minuta. Në total rruga Peshkopi – Kukës ka një gjatesi 63.6 Km. Kjo rrugë u shërben në mënyrë të drejtëpërdrejtë komunave Kastriot dhe Fushë Cidhen. Në mënyrë indirekte ajo ju shërben fshtarave të komunave Zall Dardhë, Arras, Sllove dhe Kala e Dodës. Zona që i shërben kjo rrugë njihet për nivelin e lartë të prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe frutore. Është një zonë që ka shumë fermerë.



Investimet e Qeverisë në Qarkun Dibër:

Në këto vite janë ndërtuar 395 km rrugë, 104 sisteme ujësjellësa e kanalizime, 58 shkolla, 75 ambulanca dhe 5 tregje agroindustriale.


Në bujqësi dhe agro industri janë investuar 500 milion lekë.


Me subvencion janë mbjellë mbi 700 ha pemtore, arrore e vreshtë dhe kanë përfituar 1510 fermerë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›