Berisha inauguron tunelin e Kërrabës: PS e bllokoi votimin e buxhetit

Kryeministri duke inspektuar punimet ne tunelin e Kerrabes / foto arkiv
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të tunelit të Kërrabës, kryeministri Berisha premtoi se vitin e ardhshëm, Elbasani dhe Tirana do të bashkohen përjetësisht me njëri-tjetrin.
Tuneli dhe rruga janë një investim i qeverisë me mbështetjen e Bankës Islamike për Zhvillim. Gjysmën e parë të vitit 2013, Tirana dhe Elbasani do të bashkohen përjetësisht me njëri-tjetrin, tha Berisha.
Kryeministri nuk la pa sulmuar opozitën dhe kreun e saj, Rama, kur tha se ky i fundit duhet tu kërkojë falje banorëve të zonave që do të udhëtojnë në këtë rrugë, për shkak të bllokimit të votës për buxhetin një vit më parë.
Vështirësia më e madhe ishte nata e miratimit të buxhetit. Deputetët e opozitës e mbajtën Parlamentin deri në 5 të mëngjesit, vetëm e vetëm të bllokonin ndërtimin e tunelit. I bëj thirrje Ramës, mos i pengo deputetët e tu të vizitojnë tunelin. Kërkoju të falur banorëve të kësaj zone se vota juaj kundër këtij tuneli nxin dhe do të nxijë në analet e historisë, tha Berisha.
* * *
Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në hapjen e tunelit të Kërrabës, i cili është pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan.
I shoqëruar nga ministra, deputetë dhe banorë të zonës, Berisha ka vëzhguar nga afër shembjen e barrierave të fundit mes dy anëve të tunelit.
Ceremonia simbolike të kujton atë të tunelit të Thirrës, pjesë e rrugës Durrës-Kukës, i cili u inaugurua me një mënyrë të tillë në prag të fushatës së zgjedhjeve të 2009-s.
vijon