Meta: Një takim tjetër Rama-Berisha, i domosdoshëm për konsensusin

Ilir Meta / Foto arkiv
LSI-ja e cilëson të domosdoshëm një tjetër takim mes krerëve të PS-së dhe PD-së, Rama dhe Meta, për gjetjen e konsensusit për presidentin.
Kur kanë mbetur vetëm 48 orë nga raundi i katërt, IlirMeta deklaron se konsensusi është i vështirë, por jo i pamundur, ndaj një takim tjetër mes Ramës dhe Berishës do të ishte me rëndësi për procesin.
Përpjekjet për konsensus janë të limituara për shkak të kohës. Ne do të përpiqemi seriozisht. Theksoj domosdoshmërinë për të arritur konsensusin. Theksoj rëndësinë edhe të një takimi tjetër të nivelit të lartë mes Berishës dhe Ramës, deri ditën e nesërme, në mënyrë që në këto 48 orë të arrijmë konsensusin e vështirë, por jo të pamundur ,tha Meta.
Ai përsëriti se LSI-ja mbetet për një president kushtetues dhe konsensual, pa përjashtuar asnjë emër.
Janë përjashtuar emrat politikë për arsye të paragjykimeve të politikanëve të caktuar. LSI-ja nuk ka përjashtuar asnjë emër, nuk përjashton askënd. Ne jemi për një proces kushtetues dhe president konsensual, theksoi Meta. / G.N.