Dita/Inaugurohet sot tuneli i Kërrabës, me gjatësi 2,3 km
Përfundojnë 6 muaj para afatit të kontratës, punimet në Tunelin e Kërrabës me gjatësi 2.3 km, pjesë e rëndësishme e autostradës Tiranë-Elbasan. Sot në orën 11:30 bëhet inaugurimi i përfundimit të punimeve dhe bashkimit të të dy anëve të tunelit, ku i pranishëm do të jetë kryeministri Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si dhe drejtues të firmës zbatuese “Aktor”.
Ndërsa vazhdojnë me intensitet të lartë punimet për trasenë e të dy anëve të autostradës. Kryeministri Berisha deklaroi në mesjavë gjatë miratimit të buxhetit faktit 2011, se ishte ky buxhet që në të gjithë treguesit e tij kishte përparësi infrastrukturën rrugore, ndër to edhe ndërtimin e autostradës që lidh Tiranën me Elbasanin. Financimi i autostradës Tiranë-Elbasan u bë i mundur në vitin më të vështirë ekonomik dhe financiar si për vendet e rajonit ashtu dhe ato të eurozonës. Por kjo s’e pengoi qeverinë shqiptare t’i jepte përparësi veprës më të rëndësishme në vend, pas asaj të Durrës-Kukës-Morinë.
Sot, është hedhur një hap madhor drejt afrimit të dy qyteteve në më pak se 18 minuta. Përfundimi në tërësi i rrugës do e shndërrojnë Elbasanin në qytetin më të afërt me metropolin shqiptar.