Hidhet shorti Bekenbauer kishte të drejtë, Brazili në grup ferri
Autori i Lajmit: Redaksia
Kejp-Taun - Në Kejp Taun të Afrikës së Jugut është hedhur shorti për kampionatin botëror të vitit 2010, i 19-ti në historinë e futbollit. Në një ceremoni spektakolare, të ndjekur live në të gjithë botën, 32 skuadrat pjesëmarrëse kanë njohur kundërshtarët e tyre. Botërori do të startojë me ndeshjen e grupit A Afrika e Jugut-Meksikë, në program më 11 qershor. Grupi i ferrit i dalë nga ky short është ai G, ku ndodhen Brazili, Koreja e Veriut, Bregu i Fildishtë dhe Portugalia. Gjithçka në këtë grup pritet të jetë një betejë mes tre prej skuadrave tepër cilësore aktualisht, siç janë Brazili, Bregu e Portugalia. Ndërkohë, në grupin A përveç Afrikës së Jugut e Meksikës, ndodhen edhe Uruguaji dhe nënkampionia në fuqi e botës, Franca. Në grupin B, Maradona do të rikthehet në një kampionat botëror me një grup të ngjashëm me atë të vitit 1994. Ashtu si atëherë, Argjentina do të jetë në grup me Nigerinë e Greqinë, ndërsa skuadra tjetër nuk është Bullgaria, por Koreja e Jugut. Në grupin C ndodhet Anglia e Fabio Kapelos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Algjeria dhe Sllovenia. Ndërsa një tjetër grup tepër i fortë, është ai D, ku ndodhen Gjermania, Australia, Serbia dhe Gana. Holanda, Danimarka, Japonia dhe Kameruni përbëjnë grupin E, ndërsa në grupin F ndodhet kampionia e botës në fuqi, Italia, së bashku me Paraguajin, Zelandën e Re dhe debutuesit e Sllovakisë. Ndërsa grupi i fundit, grupi H, përbëhet nga kampionia e Evropës, Spanja, Zvicra, Hondurasi dhe Kili. Kampionati botëror i vitit 2010 do të zhvillohet në datat 11 qershor deri më 11 korrik. Ai organizohet për herë të parë në kontinentin afrikan. Vazot ishin përcaktuar në bazë të pozicionit të skuadrave në renditjen e FIFA-s dhe ndarjes gjeografike. Në vazon 1, përveç Afrikës së Jugut, si vend organizator, bënin pjesë edhe Brazili, Spanja, Holanda, Italia, Gjermania, Argjentina dhe Anglia. Ndërkohë, për vazot e tjera ishte përdorur ndarja gjeografike për të shmangur dy skuadra amerikano-latine, aziatike ose afrikane në të njëjtin grup. Kësisoj, vazoja e dytë ishte e përbërë nga ekipet e zonës së Azisë (Australia, Japonia, Koreja Veriut, Koreja Jugut), Amerikës Veriore (Honduras, Meksikë, SHBA) dhe Oqeanisë (Zelanda e Re). Në vazon e tretë ishin përfaqësueset e Amerikës Latine (Kili, Paraguaj, Uruguaj) së bashku me skuadrat afrikane (Algjeria, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana dhe Nigeria). Danimarka, Franca, Greqia, Portugalia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Zvicra, skuadrat e tjera nga zona e Evropës, formuan vazon e katërt. Me përjashtim të Evropës, ku lejohen edhe dy skuadra në të njëjtin grup, të gjithë kontinentet e tjera do ta shmangin “derbin”. Kështu, në grupet ku Brazili dhe Argjentina ishin koka grupi, kishte detyrimisht një ekip afrikan nga vazo e tretë, sepse ata nuk mund të ndesheshin me skuadrat amerikano-latine. 2 mijë persona ishin të ftuarit e famshëm në ceremoninë që mendohet se është ndjekur nga 200 milionë njerëz në të gjithë botën. 1715 ishin gazetarët e akredituar për të ndjekur ceremoninë e hedhjes së shortit. Aktorja e mirënjohur Sharliz Theron drejtoi ceremoninë së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të FIFA-s, Zherom Valke.
“Yjet” pushtuan Kejp Taunin
Tapeti i kuq u shtrua në Kejp Taun, kur disa prej emrave më të rëndësishëm të sportit dhe botës së spektaklit, duke përfshirë këtu edhe fitues të çmimit Nobël, morën pjesë në hedhjen e parë në histori të shortit për Kupën e Botës në tokën afrikane. Midis yjeve të shumtë ishte edhe aktorja afrikane, fituese e çmimit Oskar, Sharlize Teron, etiopiani legjendar në vrapimet në distancë të gjatë Heili Gebrselasi dhe ikona të futbollit botëror, si Franc Bekenbauer, Mishel Platini, Euzebio, Luiz Figo, Roxher Milla, Devid Bekham, Klausha Bualia, Rud Gulit, Zhan-Mari Pfaf dhe Roland de Bur. Theron, që ka lindur në Benoni, pak kilometra larg Johanesburgut, prezantoi evenimentin. E njohur për aftësitë e saj si aktore, Theron nuk e ka harruar asnjëherë prejardhjen e saj dhe ka mbetur një ambasadore për vendin e saj të lindjes në të gjithë botën. Fitues të çmimit Nobël, arqipeshkvi Dezmond Tutu dhe De Klerk ishin gjithashtu të pranishëm, ashtu si kampioni i regbisë, Xhon Smit. Kejp Taun ishte rrethuar nga entuziazmi që nga dita e hënë, me organizatorët që kishin bërë rregullimet e fundit para spektaklit të hedhjes së shortit. Gjithashtu, në hedhjen e shortit morën pjesë edhe trajnerët, me Karlos Alberto Parreira të Afrikës së Jugut, Fabio Kapelo i Anglisë dhe Marçelo Lipi i Italisë, që bënin pjesë tek ata që prisnin me ankth verdiktin e shortit të skuadrave të vendeve respektive.
Një komb me “ethet” e botërorit
“Jemi gati për ti dhënë mirëseardhjen botës”, është mesazhi i parë që lexohet sapo del nga aeroporti i Kejp Taunit, dera e Afrikës së Jugut për të huajt, ku gjatë këtyre orëve, kanë shkuar atje mijëra njerëz nga e gjithë bota. Kujdes: këtu punohet, lajmëron mesazhi i dytë, sepse punëtorët po asfaltojnë një kryqëzim. Mesazhi i tretë nuk është i sinjalizuar, por shkëlqen: në dy krahët e autostradës bien në sy barakat e shumta me çati alumini. Rreth dy milionë e gjysmë njerëz kanë si shtëpi një kuti, që mban erë të keqe. Ky është një nga realitetet e vendit që mbas 188 ditësh do të organizojë Botërorin e parë afrikan. Jakob Zumba, Presidenti i Republikës, ka shkruar: “Eshtë investimi më i madh i historisë sonë dhe do të shkojë përtej Kupës së Botës. Rreth 65 miliardë euro për infrastrukturat, kështu Afrika e Jugut ka mposhtur krizën ekonomike”. Shpreson të ketë të drejtë, edhe pse shpenzimet kanë kaluar edhe parashikimet më të këqija. Vetëm për stadiumet, buxheti ka qenë 900 milionë euro dhe pritet të shkojë deri në 1,3 miliard.
Ku do të luhet?
Botërori do të luhet nga e premtja 11 qershor deri të dielën 11 korrik në 10 stadiume të 9 qyteteve. Oraret: 13:30, 16:00 dhe 20:30. Johanesburg, kryeqyteti i ekonomisë, ka dy impiante. Në “Soçer City”, që ka një kapacitet prej 95 mijë vendesh, do të zhvillohen, ndër të tjera, ndeshja hapëse dhe ajo finale. Në “Elis Park”, tempulli i regbisë (62 mijë vende), do të zhvillohen 7 ndeshje dhe një çerekfinale. Në Pretoria, kryeqyteti administrativ, në stadiumin “Loftus Versfeld” (50 mijë vende) do të zhvillohen 6 ndeshje. Në Kejp Taun ishin planifikuar të shpenzoheshin 280 milionë euro për të rindërtuar “Grin Point”, 70 mijë vende. Kostoja ka shkuar deri në 400 dhe nuk ka mbaruar. Në këtë impiant do të zhvillohen 8 ndeshje dhe një gjysmëfinale. Stadiumi tjetër, ku do të zhvillohen më shumë se 6 ndeshje, “Moses Abhida”, i ngjashëm me “Uemblin”, ka arritur në shifrën e 250 milionë eurove. “Nelson Mandela Bei” quhet stadiumi i Port Elizabet; në Kunu, rrethinat, ku ka lindur lideri politik, i cili ka marrë edhe çmimin Nobel për paqen në vitin 1993. Tetë ndeshje do të zhvillohen këtu, duke përfshirë edhe përballjen për vendin e tretë dhe të katërt. Kapaciteti: 48 mijë vende. Ndeshje mbi nivelin e detit edhe në Bloemfontain dhe në Nelspruit në stadiumin e diskutuar “Mbobela” me 46 mijë vende. Skandale, protesta, madje edhe një vrasje që ka pasur lidhje me ndërtimin. Në Polokuane, komuniteti me ngjyrë, do të kishte preferuar në fillim të kishte drita, ujë të rrjedhshëm dhe elektricitet në vend të një stadiumi. Midis minierave të platinit, në Rustenburg, ndodhet impianti i “Royal Bafokeng”, ku do të zhvillohen 6 ndeshje. Nga dita e nesërme do të fillojë faza e tretë e shitjes të një milion biletave në dispozicion. Kërkesa duhet bërë tek saiti zyrtar i FIFA-s (ëëë.fifa.com/2010), deri më 22 janar. Çmimet shkojnë nga 14 euro (faza e parë, bileta më e lirë) deri në 630 euro (finale në zonën vip). Në 2008-ën turizmi ka tërhequr 9,5 milionë të huaj në Afrikën e Jugut, teksa priten dy herë më shumë për Botërorin. Ndërkohë janë lajmëruar turistët-tifozë për lartësinë mbi nivelin e detit dhe të ftohtin, sepse do të jetë dimër. Në fund, mesatarja kombëtare është 50 krime në ditë, ndërsa për ta ulur këtë shifër do të përdoren 41 mijë policë. Gati për ti dhënë mirëseadhjen botës. Shpresohet. FIFA nuk ka pranuar që në Lojërat Olimpike kombëtaret e futbollit të aktivizojnë lojtarë të moshës 21 vjeç e poshtë. Kështu, do të vazhdojë të jetë formati i lojtarëve me moshë 23 dhe poshtë, plus tre lojtarë më të mëdhenj, që do të shtohen në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012. UEFA ka dashur ta ndryshojë këtë rregull për të bërë të mundur që lojtarët e nivelit të lartë të qëndrojnë me skuadrat e tyre gjatë fazës përgatitore. Por FIFA ka vendosur të vazhdojë me formatin ekzistues edhe në Lojërat e ardhshme Olimpike.
Ndihma gjermane
Gjermania ka nënshkruar një marrëveshje me Brazilin ditën e djeshme për të ndihmuar brazilianët të përgatiten për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2014-të dhe për Lojërat Olimpike të 2016-ës, ka bërë të ditur zyra e shtypit e kancelares Angela Merkel. Gjermania që ka organizuar Kupën e Botës në 2006-ën, do të ndihmojë Brazilin me eksperiencën që ka në organizimin e turneve të mëdha dhe shpreson të fitojë kontrata për projektet e infrastrukturës, ku Brazili ka ndërmend të investojë më shumë se 200 bilionë euro.
Grupet e 32 skuadrave të Afrikë 2010
Grupi A: Afrika e jugut, Meksika, Uruguaji, Franca
Grupi B: Argjentina, Koreja e Jugut, Nigeria, Greqia
Grupi C: Anglia, SHBA, Algjeria, Sllovenia
Grupi D: Gjermania, Australia, Gana, Serbia
Grupi E: Holanda, Japonia, Kameruni, Danimarka
Grupi F: Italia, Zelanda e Re, Paraguaji, Sllovakia
Grupi G: Brazili, Koreja e Veriut, Bregu i Fildishtë, Portugalia
Grupi H: Spanja, Hondurasi, Kili, Zvicra
Ky lajm është publikuar: 05/12/2009