Berisha inspekton punimet e autostradës Tiranë-Elbasan: Rama tu kërkojë falje qytetarëve
Kryeministri Sali Berisha inspektoi sot punimet në autostradën Tiranë-Elbasan, duke u ndalur në veprën më të rëndësishme të këtij segmenti, tunelin e Krrabës. Kreu i qeverisë tha se tuneli do të mundësojë shkurtimin e distancës me Shkupin me rreth 1 orë. Ndërkohë ai nuk harroi të kujtojë qëndrimin bllokues të kreut të PS-së, Edi Rama ndaj këtij projekti madhor me impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët e Elbasanit, Korçës dhe jugut të vendit. Duke i kërkuar Ramës tu kërkojë të falur qytetarëve të Elbasanit, Berisha garantoi se qeveria do vazhdojë investimet në instrastrukturë me ndërtimin e tunelit të Arbërit, për të cilin u shpreh se askush nuk do ta bllokojë.
Punimet në autostradë e cila pritet të përfundojë në mesin e vitit 2013 vazhdojnë në të tre lotet e rrugës. Në dy segmentet përpara dhe pas tunelit, në drejtim të Tiranës dhe Elbasanit, volumi i punimeve të realizuara ka arritur përkatësisht në 32 dhe 33 përqind, ndërkohë që në tunel po vazhdohet me shtresën e brendshme të betonit, me ritëm prej 50 m ditë, paralelisht me instalimet e sistemeve të ndriçimit.
...