E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, interes per gazsjellesin Shahdeniz

Kryeministri Sali Berisha gjate vizites se tij samitin e Kroacise ka kerkuar ndihme nga qeveria turke per te bere te munduar qe projekti i gazsjellesit Shahdeniz qe kalon nepermjet Turqise te kaloje dhe permes vendit tone. Lajmin e ka bere te ditur dje ministri i Energjise te Turqise, Hilmi Guler. Ai ka konfirmuar me ane te nje deklarate per shtyp, cituar dje nga e perditshmja "Hyriet", se Berisha gjate takimeve qe ka zhvilluar ne Dubrovnik i ka kerkuar, kalimin e ketij gazsjellesi edhe mes Shqiperise. Projekti i ketij gazsjellesi nis nga Azerbaxhani duke kaluar permes Turqise dhe interesimi i kryeministrit Sali Berisha per ta degezuar kete gazsjelles edhe ne Shqiperi. Sipas ministrit turk, ky gazsjelles mundeson ne fillimet e tij nje furnizim me 8,8 milione kubik per meter (bcm), ndersa pas vitit 2012 do te rritet me 20 bcm per cdo vit. Guler e ka cilesuar pozicionin e Turqise ne keto projekte si shume te rendesishem dhe qe kontribuon per sigurine e energjise ne bote. Ky projekt qe kalon ne itinerarin Baku-Tbilisi-Ceyhan (BTC), ka nje gjatesi prej 1768 km. Aktualisht ne vendin tone ka disa projekte per te sjelle kalime te disa gazsjelles te ndryshem, por aktualisht ende ne Shqiperi nuk kalon asnje i tille. Nje nga projektet me te rendesishme ne vend ne lidhje me gazin eshte ai qe nis nga Bullgari nen emrin AMBO. Gazsjellesi Shahdeniz ka si destinacion te tij perfundimtar Austrine, duke nisur nga Azerbajxhani dhe duke kaluar permes Turqise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›