E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb te dashuren, vret veten

PRISHTINE - Tragjedi e ngjashme me ate te veprave te famshme shekspiriane, ne kryeqytetin e Kosoves, Prishtine. Nje djale i ri, i ka dhene fund jetes, menjehere pasi pa se e dashura e tij ishte ndare nga kjo bote. Ngjarja ndodhi dje ne oret e para te mengjesit dhe policia thote se 24-vjecari Matjan Hashani, u veteflijua pasi vrau te dashuren e tij 23-vjecare, V.J.

Gjithcka ka ndodhur ne oren 01.20 te dites se diele, ne rrugen "Nena Tereze" afer Toskanes, ne Prishtine. Sipas hetimeve te para te policise dyshohet se, Matjan Hashani, 24 vjec, me vendbanim ne Obiliq, ka qelluar fillimisht me arme zjarri te dashuren e tij 23-vjecare, V.J., me vendbanim ne lagjen "Kodra e Trimave" ne Prishtine, e me pas ka qelluar edhe veten. Zedhenesi i Sherbimit Policor te Kosoves, Veton Elshani ka bere te ditur se policia ka arritur ne vendin e ngjarjes vetem pak minuta pas incidentit. Hetuesit kane konstatuar dy persona te shtrire ne toke, si dhe armen me te cilen eshte kryer krimi i dyfishte. Sipas Elshanit, per momentin nuk mund te flitet per motivet, nderkaq ka bere te ditur se njesiti i hetuesise ne kuader te rajonit te Prishtines eshte duke e hetuar kete rast. Dyshimet e para hedhin versionin e perplasjes dhe grindjes mes dy te dashuruarve dhe ne gjaknxehtesi e siper besohet se ka ardhur fundi tragjik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›